Bota 24 May 2026, 17:52 Nga VNA

Publikohet fotoja e autorit që sulmoi shërbimin sekret në Shtëpinë e Bardhë

Ndaje në Whatsapp
Publikohet fotoja e autorit që sulmoi shërbimin sekret në

Një 21-vjeçar me një të kaluar të dhunshme, probleme të rënda psikiatrike dhe një fiksim me Shtëpinë e Bardhë ishte autori i sulmit të armatosur që ndodhi pasditen e së shtunës në Uashington, duke vënë në alarm autoritetet amerikane.

Bëhet fjalë për Nazir Best, banor i shtetit të Merilendit, i cili ishte tashmë i njohur për shërbimet sekrete të SHBA-së. Sipas informacioneve të CNN dhe ABC, 21-vjeçari kishte tentuar edhe më parë të shkelte sigurinë e Rezidencës Presidenciale. Konkretisht, vetëm një ditë më parë ai kishte tentuar të futej në zonë, duke u thënë rojeve se është “Jezu Krishti” dhe duke u kërkuar ta arrestonin, ndërsa një përpjekje të ngjashme kishte bërë edhe një vit më parë.

Ngjarja ndodhi pak pas orës 18:00 sipas orës lokale, kur Best iu afrua perimetrit të sigurisë pranë ndërtesës historike. Siç deklaroi zëdhënësi i Shërbimit Sekret, Andy Guglielmi, i riu nxori një armë nga një çantë dhe hapi zjarr ndaj policëve në një pikë kontrolli.

Agjentët e Shërbimit Sekret reaguan menjëherë dhe iu kundërpërgjigjën zjarrit, duke e plagosur rëndë të dyshuarin. 21-vjeçari u dërgua në një spital aty pranë, ku u konstatua vdekja e tij. 

Në kohën e shkëmbimit të zjarrit, Presidenti amerikan Donald Trump ndodhej brenda Shtëpisë së Bardhë.

Ai kishte anuluar lëvizjet e planifikuara për shkak të situatës së tensionuar me Iranin. Zëdhënësi i Shërbimit Sekret siguroi se presidenti nuk u ndikua nga ngjarja.

Video

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e një personi është regjistruar sot në Kaninë , ku janë përfshirë tre automjete. Si pasojë e përplasjes, automjetet janë përfshirë nga flakët. Nga aksidenti ka humbur jetën shtetasi Flamur Kabello, i cili udhëtonte me automjetin tip BMW. Ndërkohë, në spital janë transportuar drejtuesi i mjetit tip Benz dhe katër shtetas egjiptianë që udhëtonin me të, të cilët po marrin ndihmën mjekësore. Sipas dyshimeve paraprake, aksidenti mund të jetë shkaktuar nga një manovër e gabuar dhe shpejtësia e lartë e njërit prej mjeteve të përfshira, ku dyshohet se bëhet fjalë për automjetin tip Benz. Hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave vijojnë.

Blogerja e njohur Dea Mishel, ish banore e Big Brother i përgjigjet Edi Ramës …

Protestuesit vijojnë rrugëtimin nëpër Tiranë teksa pritet të rimblidhen para Kryeministrisë

Qytetarët kanë nisur marshimin në rrugët e Tiranës

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme