Bota 24 May 2026, 11:47 Nga VNA

Terror në ajër për 220 pasagjerë që fluturonin nga Tenerife në Birmingham, piloti pëson atak në zemër

Ndaje në Whatsapp
Terror në ajër për 220 pasagjerë që fluturonin nga

Një fluturim i linjës ajrore britanike Jet2, me 220 pasagjerë në bord, u detyrua të bëjë një ulje emergjente në Porto të Portugalisë, pasi piloti pësoi një atak në zemër gjatë fluturimit nga Tenerife drejt Birminghamit. Sipas raportimeve, incidenti ndodhi në rreth 30,000 metra lartësi, duke shkaktuar momente paniku në kabinë. Ekuipazhi i avionit reagoi menjëherë, duke kërkuar ndihmë mjekësore mes pasagjerëve, ndërsa bashkëpiloti mori kontrollin e avionit dhe nisi uljen emergjente.

Dëshmitarët kanë përshkruar skena të tensionuara gjatë zbritjes së shpejtë të avionit. Një pasagjer për “The Sun” tha se shumë udhëtarë u zgjuan të tronditur nga situata, ndërsa stjuardesat po kërkonin një mjek në bord dhe fëmijët po qanin nga frika.

“Ne ishim në gjumë kur filloi kaosi. Dritat u ndezën dhe ekuipazhi dukej shumë i shqetësuar,” tha ai.

Avioni u ul në mënyrë të sigurt në aeroportin e Portos në orën 02:11 të mëngjesit të së premtes. Piloti u dërgua menjëherë në spital për trajtim mjekësor, ndërsa pasagjerët u transportuan më pas drejt Mbretërisë së Bashkuar me një fluturim zëvendësues dhe ekuipazh të ri.

Linja ajrore Jet2 deklaroi se siguria e pasagjerëve nuk ishte rrezikuar në asnjë moment dhe kërkoi falje për shqetësimin e krijuar, duke ofruar gjithashtu ndryshime falas për udhëtarët në fluturimet e ardhshme.

Video

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e një personi është regjistruar sot në Kaninë , ku janë përfshirë tre automjete. Si pasojë e përplasjes, automjetet janë përfshirë nga flakët. Nga aksidenti ka humbur jetën shtetasi Flamur Kabello, i cili udhëtonte me automjetin tip BMW. Ndërkohë, në spital janë transportuar drejtuesi i mjetit tip Benz dhe katër shtetas egjiptianë që udhëtonin me të, të cilët po marrin ndihmën mjekësore. Sipas dyshimeve paraprake, aksidenti mund të jetë shkaktuar nga një manovër e gabuar dhe shpejtësia e lartë e njërit prej mjeteve të përfshira, ku dyshohet se bëhet fjalë për automjetin tip Benz. Hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave vijojnë.

Blogerja e njohur Dea Mishel, ish banore e Big Brother i përgjigjet Edi Ramës …

Protestuesit vijojnë rrugëtimin nëpër Tiranë teksa pritet të rimblidhen para Kryeministrisë

Qytetarët kanë nisur marshimin në rrugët e Tiranës

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme