Bota 23 May 2026, 21:07 Nga VNA

Marco Rubio nderon Nënë Terezën: La një trashëgimi të jashtëzakonshme dhembshurie

Ndaje në Whatsapp

bdbfgd.jpg

Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, ka bërë homazhe për Mother Teresa gjatë një vizite në qendrën e Missionaries of Charity.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Rubio ndau fotografi nga vizita dhe vlerësoi figurën e Nënë Terezës, duke theksuar ndikimin e saj në ndihmë të njerëzve në nevojë dhe në përhapjen e mesazhit të dhembshurisë në mbarë botën.

“Nënë Tereza la një trashëgimi të jashtëzakonshme dhembshurie dhe shërbimi. Pata nderin të vizitoja sot Misionaret e Bamirësisë për t’i bërë homazh trashëgimisë së saj dhe për të parë shembullin e gjallë të besimit katolik në veprim”, shkroi Rubio në një postim në Instagram.

Në fotot e publikuara, ai shihet duke vendosur buqeta me lule në nder të bamirëses shqiptare me famë botërore.

 

Video

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e një personi është regjistruar sot në Kaninë , ku janë përfshirë tre automjete. Si pasojë e përplasjes, automjetet janë përfshirë nga flakët. Nga aksidenti ka humbur jetën shtetasi Flamur Kabello, i cili udhëtonte me automjetin tip BMW. Ndërkohë, në spital janë transportuar drejtuesi i mjetit tip Benz dhe katër shtetas egjiptianë që udhëtonin me të, të cilët po marrin ndihmën mjekësore. Sipas dyshimeve paraprake, aksidenti mund të jetë shkaktuar nga një manovër e gabuar dhe shpejtësia e lartë e njërit prej mjeteve të përfshira, ku dyshohet se bëhet fjalë për automjetin tip Benz. Hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave vijojnë.

Blogerja e njohur Dea Mishel, ish banore e Big Brother i përgjigjet Edi Ramës …

Protestuesit vijojnë rrugëtimin nëpër Tiranë teksa pritet të rimblidhen para Kryeministrisë

Qytetarët kanë nisur marshimin në rrugët e Tiranës

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme