Bota 24 May 2026, 16:03 Nga VNA

SHBA-Iran drejt marrëveshjes historike për t’i dhënë fund tensioneve, zbardhen pesë pikat kryesore

Ndaje në Whatsapp
SHBA-Iran drejt marrëveshjes historike për t’i dhënë

Një marrëveshje për uljen e tensioneve dhe mbylljen e konfliktit mes Shteteve të Bashkuara dhe Iranit duket se është në fazën përfundimtare.


Sipas raportimeve të fundit nga portali amerikan Axios, kuadri i marrëveshjes përfshin rihapjen e Ngushticës së Hormuzit, një nga arteriet më strategjike të tregtisë globale të naftës. Në këmbim, SHBA pritet të heqë bllokadën ndaj porteve iraniane.

Presidenti amerikan Donald Trump ka deklaruar se palët janë shumë pranë një marrëveshjeje finale, duke theksuar se mbetet vetëm formalizimi i saj.
Megjithatë, nga ana iraniane, një zëdhënës i Ministrisë së Jashtme ka bërë të ditur se ende ka çështje të hapura që kërkojnë diskutim përmes ndërmjetësve.

Sipas Axios, marrëveshja e mundshme SHBA–Iran përfshin këto pesë pika kryesore:
•    Zgjatje e armëpushimit për 60 ditë 
•    Rihapja e Ngushticës së Hormuzit pa tarifa 
•    Pastrimi i minave të vendosura në ngushticë nga Irani 
•    Heqja e bllokadës amerikane ndaj porteve iraniane 
•    Angazhimi i Iranit për të mos ndjekur kurrë armë bërthamore 

Negociatat mbeten ende të ndjeshme, ndërsa palët po përpiqen të finalizojnë detajet e fundit të një marrëveshjeje që mund të ndryshojë balancat në Lindjen e Mesme.

Video

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e një personi është regjistruar sot në Kaninë , ku janë përfshirë tre automjete. Si pasojë e përplasjes, automjetet janë përfshirë nga flakët. Nga aksidenti ka humbur jetën shtetasi Flamur Kabello, i cili udhëtonte me automjetin tip BMW. Ndërkohë, në spital janë transportuar drejtuesi i mjetit tip Benz dhe katër shtetas egjiptianë që udhëtonin me të, të cilët po marrin ndihmën mjekësore. Sipas dyshimeve paraprake, aksidenti mund të jetë shkaktuar nga një manovër e gabuar dhe shpejtësia e lartë e njërit prej mjeteve të përfshira, ku dyshohet se bëhet fjalë për automjetin tip Benz. Hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave vijojnë.

Blogerja e njohur Dea Mishel, ish banore e Big Brother i përgjigjet Edi Ramës …

Protestuesit vijojnë rrugëtimin nëpër Tiranë teksa pritet të rimblidhen para Kryeministrisë

Qytetarët kanë nisur marshimin në rrugët e Tiranës

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme