Bota 24 May 2026, 16:00 Nga VNA

Trump i vendos kushte të forta Iranit në negociata: Marrëveshje vetëm me çmontim të programit bërthamor

Ndaje në Whatsapp
Trump i vendos kushte të forta Iranit në negociata: Marrëveshje

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, i ka bërë të ditur kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu qëndrimin e tij të prerë në negociatat me Iranin lidhur me programin bërthamor iranian.


Sipas raportimeve të medias izraelite Channel 12, Trump ka deklaruar se çdo marrëveshje përfundimtare duhet të parashikojë çmontimin e plotë të programit bërthamor të Iranit, si dhe largimin e të gjithë uraniumit të pasuruar nga territori iranian.


Burime pranë procesit bëjnë me dije se presidenti amerikan ka theksuar se nuk do të firmosë asnjë marrëveshje që nuk përmbush këto kushte strikte.


Deklaratat vijnë në një moment kur negociatat mes SHBA-së dhe Iranit raportohet se po afrohen drejt një marrëveshjeje të përkohshme, e cila synon uljen e tensioneve në rajon dhe garantimin e lirisë së lundrimit në Ngushticën e Hormuzit.

Video

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e një personi është regjistruar sot në Kaninë , ku janë përfshirë tre automjete. Si pasojë e përplasjes, automjetet janë përfshirë nga flakët. Nga aksidenti ka humbur jetën shtetasi Flamur Kabello, i cili udhëtonte me automjetin tip BMW. Ndërkohë, në spital janë transportuar drejtuesi i mjetit tip Benz dhe katër shtetas egjiptianë që udhëtonin me të, të cilët po marrin ndihmën mjekësore. Sipas dyshimeve paraprake, aksidenti mund të jetë shkaktuar nga një manovër e gabuar dhe shpejtësia e lartë e njërit prej mjeteve të përfshira, ku dyshohet se bëhet fjalë për automjetin tip Benz. Hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave vijojnë.

Blogerja e njohur Dea Mishel, ish banore e Big Brother i përgjigjet Edi Ramës …

Protestuesit vijojnë rrugëtimin nëpër Tiranë teksa pritet të rimblidhen para Kryeministrisë

Qytetarët kanë nisur marshimin në rrugët e Tiranës

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme