Bota 24 May 2026, 15:58 Nga VNA

Biografia që trondit Elysee-në: Zbulohen tensionet, xhelozia dhe ndikimi i Brigitte Macron mbi Presidentin francez

Ndaje në Whatsapp
Biografia që trondit Elysee-në: Zbulohen tensionet, xhelozia dhe

Një biografi e re për çiftin presidencial francez ka rikthyer në qendër të vëmendjes marrëdhënien mes Emmanuel Macron dhe bashkëshortes së tij, Brigitte Macron. Libri “Un Couple (Presque) Parfait”, i shkruar nga gazetari Florian Tardif, zbulon detaje të reja mbi jetën private të çiftit dhe ndikimin që Zonja e Parë ushtron brenda Pallatit Elysee.


Sipas autorit, martesa e Macronëve përshkruhet si një marrëdhënie e mbushur me tensione, xhelozi dhe kontroll të fortë nga ana e Brigitte Macron. Në libër thuhet se ajo i sheh gratë pranë Presidentit francez si një kërcënim potencial dhe madje kontrollon personalisht kandidatet femra që aplikojnë për pozicione pune në presidencë.


Biografia pretendon se Zonja e Parë kërkon të shohë fotografitë e çdo gruaje që aplikon për poste pranë Elysee-së dhe në disa raste ka ndikuar drejtpërdrejt në vendimet për punësimin e tyre. Florian Tardif përshkruan një klimë ku pasiguritë personale dhe xhelozia ndikojnë edhe në marrëdhëniet profesionale brenda presidencës franceze.


Në një episod të përfshirë në libër, Brigitte Macron thuhet se gjatë një darke private me miqtë ka shprehur frikën se bashkëshorti mund ta lërë për shkak të diferencës së madhe në moshë mes tyre. “Kam frikë. Kam frikë se pas gjithë kësaj, ai mund të më lërë”, citohet të ketë thënë ajo, ndërsa Presidenti francez është 25 vite më i ri se bashkëshortja e tij.
Autori ndalet edhe tek ndikimi që Brigitte Macron ka pasur në karrierën politike të Emmanuel Macron që prej fillimeve të tij. Sipas librit, Presidenti francez ua ka bërë të qartë bashkëpunëtorëve se mirëqenia dhe lumturia e bashkëshortes janë thelbësore për stabilitetin e tij personal dhe politik.


“Brigitte duhet të jetë e lumtur. Nëse ajo ndihet e pakënaqur, unë nuk do ta përballoj dot dhe do të dështoj në mandatin tim”, citohet Macron pas marrjes së presidencës në vitin 2017.


Biografia prek edhe thashethemet që kanë qarkulluar vitet e fundit rreth jetës private të Presidentit francez. Emmanuel Macron është përfolur vazhdimisht për lidhje të mundshme romantike, akuza që ai i ka mohuar publikisht duke i cilësuar si spekulime dhe skenarë të pabazë.


Në libër përmendet edhe incidenti i komentuar gjerësisht gjatë vizitës zyrtare të çiftit presidencial në Vietnam, kur kamerat filmuan një moment të sikletshëm mes tyre pranë avionit presidencial francez. Sipas autorit, tensioni lindi pas një mesazhi video të shfaqur në telefonin e Macron, çka solli reagimin e ashpër të Brigitte Macron.
Florian Tardif rikthen gjithashtu në vëmendje fillimin e marrëdhënies së çiftit, kur Emmanuel Macron ishte vetëm 15 vjeç dhe Brigitte 40 vjeçe, e martuar dhe nënë e tre fëmijëve. Ata u njohën në shkollën “La Providence” në Amiens, ku Brigitte ishte mësuesja e tij.


Pavarësisht polemikave dhe debatit publik që ka shoqëruar marrëdhënien e tyre ndër vite, autori e përshkruan Brigitte Macron si figurën më të rëndësishme në jetën e Presidentit francez dhe personin që ushtron ndikimin më të madh në vendimmarrjet e tij politike dhe personale.


Libri “Un Couple (Presque) Parfait” pritet të shkaktojë reagime të forta në Francë, pasi sjell në vëmendje detaje të panjohura më parë mbi jetën private të çiftit presidencial dhe raportet brenda Pallatit Elysee.

Video

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e një personi është regjistruar sot në Kaninë , ku janë përfshirë tre automjete. Si pasojë e përplasjes, automjetet janë përfshirë nga flakët. Nga aksidenti ka humbur jetën shtetasi Flamur Kabello, i cili udhëtonte me automjetin tip BMW. Ndërkohë, në spital janë transportuar drejtuesi i mjetit tip Benz dhe katër shtetas egjiptianë që udhëtonin me të, të cilët po marrin ndihmën mjekësore. Sipas dyshimeve paraprake, aksidenti mund të jetë shkaktuar nga një manovër e gabuar dhe shpejtësia e lartë e njërit prej mjeteve të përfshira, ku dyshohet se bëhet fjalë për automjetin tip Benz. Hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave vijojnë.

Blogerja e njohur Dea Mishel, ish banore e Big Brother i përgjigjet Edi Ramës …

Protestuesit vijojnë rrugëtimin nëpër Tiranë teksa pritet të rimblidhen para Kryeministrisë

Qytetarët kanë nisur marshimin në rrugët e Tiranës

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme