Bota 24 May 2026, 15:54 Nga VNA

Madridi në protestë kundër Pedro Sanchez, mijëra qytetarë kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit

Ndaje në Whatsapp
Madridi në protestë kundër Pedro Sanchez, mijëra


Protesta masive kanë përfshirë rrugët e Madridit, ku mijëra qytetarë dolën kundër kryeministrit të Spanjës, Pedro Sanchez, duke kërkuar dorëheqjen e tij pas skandaleve të njëpasnjëshme të korrupsionit që kanë prekur rrethin e afërt të qeverisë së tij.


Demonstruesit marshuan nëpër kryeqytetin spanjoll duke valëvitur flamuj kombëtarë kuq e verdhë dhe duke mbajtur pankarta me mesazhe të forta kundër qeverisë. Në mesin e tyre binte në sy një banderolë e madhe ku shkruhej: “Korrupsioni ka një çmim. Mjaft më me pandëshkueshmëri. Dorëheqje dhe zgjedhje tani.” Ndërsa shumë protestues brohorisnin “Mjaft!”, atmosfera u karakterizua nga tensioni dhe zemërimi ndaj pushtetit aktual.


Tubimi u organizua nga grupimi qytetar Sociedad Civil Espanola, i cili përfshin më shumë se 150 shoqata civile, ndërsa protesta mori edhe mbështetjen e Partisë Popullore konservatore (PP) si dhe partisë së ekstremit të djathtë Vox. Sipas delegatit të qeverisë qendrore në rajon, në marshim morën pjesë rreth 40 mijë persona. Protesta përfundoi pranë Plaza Moncloa, aty ku ndodhet rezidenca zyrtare e kryeministrit Sanchez.


Pas përfundimit të marshimit, situata u tensionua kur një grup i vogël protestuesish tentoi të afrohej drejt rezidencës së kryeministrit, por u ndalua nga forcat e policisë. Mediat e huaja raportojnë se gjatë incidenteve u arrestuan tre persona, ndërsa shtatë efektivë policie mbetën të plagosur lehtë.

Video

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e një personi është regjistruar sot në Kaninë , ku janë përfshirë tre automjete. Si pasojë e përplasjes, automjetet janë përfshirë nga flakët. Nga aksidenti ka humbur jetën shtetasi Flamur Kabello, i cili udhëtonte me automjetin tip BMW. Ndërkohë, në spital janë transportuar drejtuesi i mjetit tip Benz dhe katër shtetas egjiptianë që udhëtonin me të, të cilët po marrin ndihmën mjekësore. Sipas dyshimeve paraprake, aksidenti mund të jetë shkaktuar nga një manovër e gabuar dhe shpejtësia e lartë e njërit prej mjeteve të përfshira, ku dyshohet se bëhet fjalë për automjetin tip Benz. Hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave vijojnë.

Blogerja e njohur Dea Mishel, ish banore e Big Brother i përgjigjet Edi Ramës …

Protestuesit vijojnë rrugëtimin nëpër Tiranë teksa pritet të rimblidhen para Kryeministrisë

Qytetarët kanë nisur marshimin në rrugët e Tiranës

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme