Rajoni 29 August 2024, 21:12 Nga VNA

Serbia blen nga Franca 12 avionë luftarak

Ndaje në Whatsapp
Serbia blen nga Franca 12 avionë luftarak

Serbia ka nënshkruar marrëveshje të enjten me kompaninë e Francës, Dassault Aviation, për blerjen e 12 avionëve luftarakë Rafale. Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, dhe ai i Francës, Emmanuel Macron, u takuan të enjten në Beograd, ku nënshkruan memorandume dhe marrëveshje bashkëpunim. Macroni po qëndron për një vizitë dyditore në Beograd. Pas takimit, Vuçiç tha se Serbia do t’i zotërojë 12 avionë luftarakë dhe se kontrata për blerjen e tyre kap vlerën e 2.7 miliardë eurove.

“Ky është lajm i madh për ne”, tha Vuçiç në një konferencë të përbashkët me Macronin.

Ai theksoi se Serbia do t’i paguajë dy këste prej 420 milionë eurove në vitet 2024 dhe 2025, por nuk tregoi se kur do të mbërrijnë avionët Rafale në Beograd. Si Vuçiç, ashtu edhe Macroni, paralajmëruan më herët para vizitës se njëra nga temat kryesore të takimit të tyre do të ishte blerja e avionëve luftarakë Rafale nga Serbia.

Kjo është marrëveshja më e madhe për armët e Serbisë prej se ajo u nda me Malin e Zi në vitin 2006.

Beogradi e ka kufizuar bashkëpunimin me Moskën pasi Rusia e nisi pushtimin e plotë të Ukrainës më 2022 dhe e ka dënuar pushimin, por për dallim nga vendet e BE-së dhe vendet e tjera perëndimore, ai nuk ka vendosur sanksione ndaj Moskës.

Ushtria dhe Forca Ajrore e Serbisë janë të varura nga teknologjia sovjetike, por Serbia ka blerë helikopterë dhe avionë transportues nga Airbusi, radarë nga Thalesi dhe raketa tokë-ajër nga Mistrali i Francës.

Serbia zotëron gjithashtu edhe raketa dhe dronë kinezë.

Bashkimi Evropian mbetet investitori më i madh i vetëm i Serbisë, ndërsa qindra mijëra serbë punojnë në kompani që janë në pronësi të Perëndimit.

Por, Beogradi, i cili kërkon zgjerojë furnizimin me gaz, varet edhe nga gazi rus dhe e ka mbështetjen e Kremlinit në kundërshtimin e pavarësisë së Kosovës, të cilën Prishtina e shpalli më 2008.

Për t’iu bashkuar BE-së, Serbia duhet së pari ta përmirësojë demokracinë, sundimin e ligjit dhe gjyqësorin, ta çrrënjosë korrupsionin, krimin e organizuar dhe t’i ndreqë marrëdhëniet me Kosovën.

Politikat e saj duhet gjithashtu të jenë në përputhje me ato të Brukselit, përfshirë vendosjen e sanksioneve ndaj Rusisë./REL/

Video

Momente tensioni janë regjistruar sot në Vlorë, gjatë protestës kundër ndërtimit të Muzeut Hebraik Shqiptar. Protestuesit kanë tentuar të hyjnë në kantierin ku po zhvillohen punimet, por janë ndaluar nga forcat e policisë. Situata ka sjellë përplasje dhe tension mes efektivëve dhe qytetarëve të mbledhur në protestë.

Vila e Ballukut në Palasë “përtej lejes së ndërtimit”, emaili që zbulon ndryshimet në projektin luksoz të sekuestruar nga SPAK.

Momente paniku janë regjistruar gjatë një fluturimi të Turkish Airlines, pasi avioni është përballur me turbulenca të forta. Lëkundjet e njëpasnjëshme dhe të dhunshme kanë shkaktuar frikë mes pasagjerëve, ndërsa disa prej tyre nuk kanë mundur ta fshehin panikun gjatë momenteve të tensionit. Pamjet nga brenda kabinës tregojnë situatën e krijuar teksa avioni kalonte në zonën e turbulencave. Turbulencat janë një fenomen i zakonshëm gjatë fluturimeve, por kur janë të forta mund të shkaktojnë lëkundje të menjëhershme dhe situata frike mes udhëtarëve.

PS dhe PD përplasen në politikë, por te investimet strategjike interesat duket se bashkohen. Qeveria i jep për 1 euro “Omnix Albania” rreth 9 hektarë tokë shtetërore në Gjirin e Lalëzit. Pas kompanisë dalin emra të lidhur me ish-deputeten socialiste Valentina Leskaj, ish-deputetin demokrat Fation Veizaj dhe Shkëlqim Beshirin. Dhe ky nuk është përfitimi i parë i grupimit në zonë. Kush përfiton dhe çfarë fshihet pas investimit?

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme