Rajoni 17 August 2024, 19:21 Nga VNA

Hapja e Urës së Ibrit/ Aleksandër Vulin paralajmëron: Mund të ndodhin incidente, serbët dhe shqiptarët nuk duan të bashkëjetojnë

Ndaje në Whatsapp
Hapja e Urës së Ibrit/ Aleksandër Vulin paralajmëron: Mund

Për hapjen e Urës së Ibrit në Mitrovicë ka reaguar zëvendëskryeministri i Serbisë, Aleksandar Vulin, i cili tha se është shumë e rrezikshme të hapet pasi sipas tij, në Kosovë shqiptarët dhe serbët nuk duan të jetojnë së bashku dhe kur detyrohen të jetojnë bashkë, atëherë ndodhin incidente.

Vulin tha se serbët në Kosovë nuk janë të frikësuar nga njoftimet për hapjen e urës, por janë të shqetësuar.

Ai gjithashtu foli për vizitën e tij të fundit në Moskë, ku tha se Serbia ka mbështetjen absolute politike të Moskës dhe se me zyrtarët rusë ka diskutuar për vazhdimin e bashkëpunimit ekonomik.

Video

Momente tensioni janë regjistruar sot në Vlorë, gjatë protestës kundër ndërtimit të Muzeut Hebraik Shqiptar. Protestuesit kanë tentuar të hyjnë në kantierin ku po zhvillohen punimet, por janë ndaluar nga forcat e policisë. Situata ka sjellë përplasje dhe tension mes efektivëve dhe qytetarëve të mbledhur në protestë.

Vila e Ballukut në Palasë “përtej lejes së ndërtimit”, emaili që zbulon ndryshimet në projektin luksoz të sekuestruar nga SPAK.

Momente paniku janë regjistruar gjatë një fluturimi të Turkish Airlines, pasi avioni është përballur me turbulenca të forta. Lëkundjet e njëpasnjëshme dhe të dhunshme kanë shkaktuar frikë mes pasagjerëve, ndërsa disa prej tyre nuk kanë mundur ta fshehin panikun gjatë momenteve të tensionit. Pamjet nga brenda kabinës tregojnë situatën e krijuar teksa avioni kalonte në zonën e turbulencave. Turbulencat janë një fenomen i zakonshëm gjatë fluturimeve, por kur janë të forta mund të shkaktojnë lëkundje të menjëhershme dhe situata frike mes udhëtarëve.

PS dhe PD përplasen në politikë, por te investimet strategjike interesat duket se bashkohen. Qeveria i jep për 1 euro “Omnix Albania” rreth 9 hektarë tokë shtetërore në Gjirin e Lalëzit. Pas kompanisë dalin emra të lidhur me ish-deputeten socialiste Valentina Leskaj, ish-deputetin demokrat Fation Veizaj dhe Shkëlqim Beshirin. Dhe ky nuk është përfitimi i parë i grupimit në zonë. Kush përfiton dhe çfarë fshihet pas investimit?

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme