Rajoni 12 Gusht 2024, 17:07 Nga VNA

"Duam libra shqip", shqiptarët në Luginën e Preshëvës protest kundër diskriminimit nga shteti serb

Ndaje në Whatsapp

Ashtu siç e kishin paralajmëruar disa ditë më pare, shqiptarët e Luginës së Preshevës kanë protestuar kundër shtypjes dhe diskriminimit që, sipas tyre, po ushtrohet ndaj tyre nga autoritetet e Serbisë, transmeton Anadolu. Protesta e cila u mbajt në Bujanoc, u thirr nga Këshilli Kombëtar Shqiptar i Luginës së Preshevës, ku morën pjesë shqiptarë nga Presheva, Medvegja dhe Bujanoci.

"Kthema adresën", "Duam libra shqip", "Dija nuk nostrifikohet", "Të shtypur po, të nënshtruar jo", ishin disa nga mesazhet e protestuesve që mbanin gjatë protestës.

Sipas organizatorëve kjo protestë është përgjigje ndaj politikave diskriminuese dhe trajtimi i pabarabartë që shqiptarët e Luginës së Preshevës po përjetojnë prej vitesh.

Në protestë morën pjesë deputeti i vetëm shqiptar në parlamentin serb, Shaip Kamberi, kryetarja e Preshevës, Ardita Sinani, kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar, Nevzad Lutfiu, dhe shumë personalitete të tjera nga jeta politike dhe shoqërore në Luginë.

Deputeti Kamberi duke folur para protestuesve, tha se diskriminimi si dukuri është i ndaluar për shoqëritë demokratike, siç ka thënë ai, sidomos për një shoqëri që pretendon të jetë pjesë e Bashkimit Evropian (BE).

"Jemi këtu sepse Qeveria në Beograd po refuzon të respektojë të drejtat tona, po refuzon të na integrojë në organet shtetërore në mënyrë të drejtë dhe të barabartë, sepse nuk na njeh diplomat. Po na pasivizon, po na diskriminon, po na ngushton hapësirën elementare për jetë normale", theksoi Kamberi.

Sipas tij, Serbia po shkelë çdo normë ndërkombëtare, duke ua mohuar shqiptarëve çdo të drejtë.

Kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar, Nevzad Lutfiu, ka thënë se shqiptarët e Luginës së Preshevës janë "etnia më e urryer" nga Beogradi zyrtar.

Lutfiu theksoi se nuk do t’i ndalin protestat deri në plotësimin e kërkesave të tyre për trajtim të barabartë.

"Ne jetojmë brenda një shteti ku etnia më e urryer janë shqiptarët, edhe pse ne jemi në tokat tona, nuk i kemi uzurpuar, përkundrazi kemi qenë shumë më shumë sesa jemi sot dhe shumë me gjerë sesa jemi sot", ka deklaruar Lutfiu.

Gjatë protestës folën edhe profesorë të shkollave në Luginën e Preshevës, që ngritën shqetësim për mungesën e teksteve shkollore në shqip derisa po ashtu edhe studentët shqiptarë ngritën si shqetësim mosnjohjen e diplomave universitare kosovare, nga autoritetet serbe.

Javë më parë, Komisioni Evropian dhe Ministria e Punëve të Jashtme e Gjermanisë, shprehën shqetësimin për pasivizimin e adresave të shqiptarëve në Luginën e Preshevës nga autoritetet e Serbisë duke theksuar se kjo tendencë e Serbisë bie ndesh me obligimet që ka ky vend për respektimin e të drejtave të pakicave.

Sipas autoriteteve shqiptare në Luginë, deri më tani janë pasivizuar rreth 6.000 adresa në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë.

Sipas regjistrimit të fundit të popullsisë në Serbi, shqiptarët janë minoriteti i katërt më i madhi në numër, me rreth 61 mijë shqiptarë të regjistruar./A.A/

Video

Emisari amerikan Steve Witkoff dhe Jared Kushner kanë mbërritur në Moskë, ku do të takohen me Vladimir Putin. Detajet e agjendës së takimit nuk janë bërë publike deri më tani, por pritet të përfshijnë çështje bilaterale dhe diskutime mbi zhvillimet rajonale.

Para darkës së parashikuar sot në mbrëmje, Ivanka Trump është ndalur në Kryeministri, ku është pritur nga kryeministri Edi Rama.

Pas takimeve në Vlorë, vajza e presidentit amerikan Donald Trump, Ivanka Trump ka mbërritur mbrëmjen e sotme në Tiranë. Burime bëjnë me dije se sot ajo është e ftuar në një darkë ku do të jetë dhe kryeministri me bashkëshorten.

Elon Musk në Davos: Inteligjenca Artificiale mund të jetë më e zgjuar se e gjithë njerëzimi brenda 5 vitesh Elon Musk tha në Samitin Ekonomik të Davosit se bota po lëviz shumë më shpejt drejt inteligjencës super‑artificiale (AI) sesa shumica e njerëzve e kuptojnë. Ai u shpreh se Inteligjenca Artificiale mund të jetë më e zgjuar se çdo njeri deri në fund të këtij viti ose gjatë vitit të ardhshëm. Sipas Musk, deri në vitin 2030–2031 (rreth pesë vjet nga tani), Inteligjenca Artificiale ka gjasa të jetë më inteligjente se të gjithë njerëzimi së bashku. Musk theksoi se ky zhvillim do të ndryshojë mënyrën se si njerëzit punojnë, lëvizin dhe gjejnë qëllimin e jetës. Ai lidhur me këtë tha se shpejtësia e progresit lidhet me rritjen e fuqisë kompjuterike dhe avancimet në softuerët e IA -së. Ai gjithashtu vijoi duke folur për robotët humanoidë, duke thënë se: Robotët inteligjentë do të jenë kudo – në fabrika, zyra dhe shtëpi. Musk parashikoi se mund të ketë më shumë robotë sesa njerëz në të ardhmen dhe se robotët mund të kryejnë punë komplekse, përfshirë edhe punën në fabrika ose shërbime shtëpiake.

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme