Rajoni 29 August 2024, 17:14 Nga VNA

Greqia me masa të reja në arsim, u ndalon nxënësve përdorimin e celularit në shkolla

Ndaje në Whatsapp
Greqia me masa të reja në arsim, u ndalon nxënësve

Mes 11 masave të reja për përmirësimin e sistemit arsimor, Greqia ka ndaluar edhe përdorimit e telefonit celular në shkolla. Rregulli i ri i prezantuar nga kryeministri grek Mitsotakis, parashikon që nxënësi mund të shkojë me celular në shkollë, por duhet ta ketë vetëm brenda çantës gjatë gjithë kohës deri sa të mbarojë orari i shkollës.

''Sipas rregulli të ri nxënësi mund të sjellë celularin në shkollë, por duhet ta ketë vetëm brenda çantës gjatë gjithë kohës deri sa të mbarojë orari i shkollës. Kërkoj mbështetjen e gjithë nxënësve, prindërve dhe mësuesve në një përpjekje që ka të bëjë me faktin se celularët nuk duhet të kenë vend në shkolla. Të dhënat shkencore tregojnë sot se përdorimi i celularëve gjatë ditës në shkollë ndikon jashtëzakonisht negativisht në vetë procesin mësimor. Nga shpërqendrimi e deri në çështje të tjera të rëndësishme, është e qartë se celulari nuk ka vend në shkollë gjatë ditës.

Mitsotakis gjithashtu është shprehur se edhe slogani me të cilin do të hapen shkollat këtë vit akademik do të jetë “Celularët në çantë”. Greqia me këtë masë të re për shkollat po ndjek shembullin e një sërë vendesh europiane.

 

Video

Momente tensioni janë regjistruar sot në Vlorë, gjatë protestës kundër ndërtimit të Muzeut Hebraik Shqiptar. Protestuesit kanë tentuar të hyjnë në kantierin ku po zhvillohen punimet, por janë ndaluar nga forcat e policisë. Situata ka sjellë përplasje dhe tension mes efektivëve dhe qytetarëve të mbledhur në protestë.

Vila e Ballukut në Palasë “përtej lejes së ndërtimit”, emaili që zbulon ndryshimet në projektin luksoz të sekuestruar nga SPAK.

Momente paniku janë regjistruar gjatë një fluturimi të Turkish Airlines, pasi avioni është përballur me turbulenca të forta. Lëkundjet e njëpasnjëshme dhe të dhunshme kanë shkaktuar frikë mes pasagjerëve, ndërsa disa prej tyre nuk kanë mundur ta fshehin panikun gjatë momenteve të tensionit. Pamjet nga brenda kabinës tregojnë situatën e krijuar teksa avioni kalonte në zonën e turbulencave. Turbulencat janë një fenomen i zakonshëm gjatë fluturimeve, por kur janë të forta mund të shkaktojnë lëkundje të menjëhershme dhe situata frike mes udhëtarëve.

PS dhe PD përplasen në politikë, por te investimet strategjike interesat duket se bashkohen. Qeveria i jep për 1 euro “Omnix Albania” rreth 9 hektarë tokë shtetërore në Gjirin e Lalëzit. Pas kompanisë dalin emra të lidhur me ish-deputeten socialiste Valentina Leskaj, ish-deputetin demokrat Fation Veizaj dhe Shkëlqim Beshirin. Dhe ky nuk është përfitimi i parë i grupimit në zonë. Kush përfiton dhe çfarë fshihet pas investimit?

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme