Rajoni 28 August 2024, 15:40 Nga VNA

Kosovë/ Përdorimi i bojës zgjedhore hetohet për shkelje të mundshme të privatësisë

Ndaje në Whatsapp
Kosovë/ Përdorimi i bojës zgjedhore hetohet për shkelje

Agjencia për Informim dhe Privatësi e Kosovës (AIP) ka nisur një hetim për shkelje të mundshme të privatësisë, pas vendimit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) për t’i shënjuar votuesit me ngjyrë të dukshme, apo matrikuluese, gjatë zgjedhjeve të ardhshme parlamentare në Kosovë.

Me rregulloren e miratuar më 21 qershor, KQZ-ja ka vendosur që, për herë të parë, në zgjedhjet e reja të përdoret kjo ngjyrë, e cila nuk largohet së paku 48 orë. Ajo do t’u vendoset votuesve “në gishtin e madh të dorës së majtë”. Në zgjedhjet e deritashme është përdorur sprej i padukshëm, i cili ka mundur të verifikohet vetëm me dritë ultravjollcë.

Në Kosovë, e drejta për të votuar është private. “Vota është personale, e barabartë, e lirë dhe e fshehtë”, thuhet në pikën 2 të nenit 45 të Kushtetutës. Grupe të shoqërisë civile janë shprehur të shqetësuara se praktika e re mund t’i ekspozojë publikisht votuesit, duke çuar potencialisht në stigmatizimin e tyre. KQZ-ja nuk i është përgjigjur kërkesës së Radios Evropa e Lirë për t’i komentuar këto shqetësime, por vendimin, më herët, ka thënë se e ka marrë për arsye teknike.

Mund të pasojnë masa

Nga Agjencia për Informim dhe Privatësi thonë se pyetja e REL-it nëse rregullorja e re e KQZ-së krijon mundësinë e ekspozimit publik të qytetarëve që e realizojnë ose jo të drejtën e tyre për të votuar, u ka shërbyer si sinjalizim për të nisur shqyrtimin e kësaj çështjeje. “Pas shqyrtimit të plotë dhe në përputhje me gjetjet që do t’i kemi gjatë inspektimit, Agjencia do të marrë vendim, duke u bazuar në dispozitat e Ligjit për Mbrojtjen e të Dhënave Personale”, thotë komisionarja për Informim dhe Privatësi, Krenare Sogojeva Dermaku. Sipas saj, vendimi mund të përfshijë “rekomandime për ndryshimin e praktikave zgjedhore, masa për mbrojtjen e të dhënave personale të qytetarëve ose veprime të tjera, në përputhje me kompetencat dhe autorizimet ligjore të Agjencisë”. Sogojeva Dermaku nuk mund të specifikojë se kur mund të pritet epilogu i gjetjeve të AIP-it, por thotë se brenda ditësh.

“Shkelje e privatësisë”

Nga Instituti Demokratik i Kosovës (KDI) kanë reaguar shumë shpejt pas miratimit të rregullores së re, duke e cilësuar atë si “regres”. Drejtori Ismet Kryeziu ka thënë se rregullorja, potencialisht, mund t’i cenojë të drejtat civile. “Pse Kosova, pas shumë palë zgjedhjeve të lira dhe të ndershme, duhet t’i vendosë këto praktika, të cilat kryesisht përdoren në vende si Afganistani, Nigeria, Iraku, Kongo etj. - vende të cilat kanë histori të paqëndrueshme politike dhe zgjedhore, shpesh të shënuara nga dhuna dhe mashtrimet”, ka shkruar atëkohë Kryeziu në Facebook. Megjithatë, shumica e vendeve në Evropë kanë të miratuara sisteme të avancuara të regjistrimit të votuesve. Zgjedhjet e para me praktikën e re në Kosovë, pritet të jenë ato parlamentare, që do të mbahen më 9 shkurt të vitit të ardhshëm. Praktika e shënjimit të votuesve me sprej në gishtin tregues ka qenë në fuqi në çdo palë zgjedhje që nga paslufta dhe ato janë vlerësuar, kryesisht, si të rregullta dhe pa probleme/ REL

Video

Momente tensioni janë regjistruar sot në Vlorë, gjatë protestës kundër ndërtimit të Muzeut Hebraik Shqiptar. Protestuesit kanë tentuar të hyjnë në kantierin ku po zhvillohen punimet, por janë ndaluar nga forcat e policisë. Situata ka sjellë përplasje dhe tension mes efektivëve dhe qytetarëve të mbledhur në protestë.

Vila e Ballukut në Palasë “përtej lejes së ndërtimit”, emaili që zbulon ndryshimet në projektin luksoz të sekuestruar nga SPAK.

Momente paniku janë regjistruar gjatë një fluturimi të Turkish Airlines, pasi avioni është përballur me turbulenca të forta. Lëkundjet e njëpasnjëshme dhe të dhunshme kanë shkaktuar frikë mes pasagjerëve, ndërsa disa prej tyre nuk kanë mundur ta fshehin panikun gjatë momenteve të tensionit. Pamjet nga brenda kabinës tregojnë situatën e krijuar teksa avioni kalonte në zonën e turbulencave. Turbulencat janë një fenomen i zakonshëm gjatë fluturimeve, por kur janë të forta mund të shkaktojnë lëkundje të menjëhershme dhe situata frike mes udhëtarëve.

PS dhe PD përplasen në politikë, por te investimet strategjike interesat duket se bashkohen. Qeveria i jep për 1 euro “Omnix Albania” rreth 9 hektarë tokë shtetërore në Gjirin e Lalëzit. Pas kompanisë dalin emra të lidhur me ish-deputeten socialiste Valentina Leskaj, ish-deputetin demokrat Fation Veizaj dhe Shkëlqim Beshirin. Dhe ky nuk është përfitimi i parë i grupimit në zonë. Kush përfiton dhe çfarë fshihet pas investimit?

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme