Rajoni 27 August 2024, 19:14 Nga VNA

Pas shefit të CIA-s, edhe Admirali amerikan Stuart Munsch takohet më Albin Kurtin

Ndaje në Whatsapp
Pas shefit të CIA-s, edhe Admirali amerikan Stuart Munsch takohet më

Pas shefit të CIA-s, edhe admirali amerikan Stuart Munsch është takuar sot në Prishtinë me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin.

Në komunikatën për media nga Komanda e Napolit, bëhet e ditur se biseda ka qenë e fokusuar në aktivitetet e KFOR-it në mbështetje të një sigurie të qëndrueshme për të gjitha komunitetet përmes përkrahjes së NATO-s për dialogun Kosovë-Serbi të lehtësuar nga BE-ja.

“Komandanti i JFC Naples, Admirali Stuart Munsch, u takua sot me z. Kurti në Prishtinë, Kosovë. Diskutimet e sotme u përqendruan në aktivitetet e KFOR-it në mbështetje të sigurisë së qëndrueshme për të gjitha komunitetet në të gjithë Kosovën dhe mbështetjen e NATO-s për dialogun e lehtësuar nga BE ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës”, thuhet në njoftim.

Munsch sot gjatë ditës është takuar edhe me komandantin e KFOR-it, Ozkan Ulutas dhe ka realizuar një bisedë telefonike me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, duke qenë se kjo e fundit s’ka mundur ta takojë në zyrë për shkak të gjendjes shëndetësore.

 

Video

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e një personi është regjistruar sot në Kaninë , ku janë përfshirë tre automjete. Si pasojë e përplasjes, automjetet janë përfshirë nga flakët. Nga aksidenti ka humbur jetën shtetasi Flamur Kabello, i cili udhëtonte me automjetin tip BMW. Ndërkohë, në spital janë transportuar drejtuesi i mjetit tip Benz dhe katër shtetas egjiptianë që udhëtonin me të, të cilët po marrin ndihmën mjekësore. Sipas dyshimeve paraprake, aksidenti mund të jetë shkaktuar nga një manovër e gabuar dhe shpejtësia e lartë e njërit prej mjeteve të përfshira, ku dyshohet se bëhet fjalë për automjetin tip Benz. Hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave vijojnë.

Blogerja e njohur Dea Mishel, ish banore e Big Brother i përgjigjet Edi Ramës …

Protestuesit vijojnë rrugëtimin nëpër Tiranë teksa pritet të rimblidhen para Kryeministrisë

Qytetarët kanë nisur marshimin në rrugët e Tiranës

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme