Opinion 9 June 2026, 14:15 Nga VNA

Sekuestrimi i mbi 120 milionë eurove nuk e ndalon projektin në Zvërnec

Ndaje në Whatsapp
Sekuestrimi i mbi 120 milionë eurove nuk e ndalon projektin në

Gazetarja Fatjona Mejdini ka komentuar në Facebook vendimin e SPAK për sekuestrimin e më shumë se 120 milion eurove të paguara nga investitorët në Zvërnec, duke argumentuar se kjo masë nuk e ndalon projektin.

“Sekuestrimi nga SPAK i një shume prej me shume se 120 milionë eurosh, të paguar nga investitorët në Zvërnec, në fakt nuk e ndalon projektin. Ai vetëm pengon që këto para t’i kalojnë personit që pretendon të jetë pronari kryesor i tokës, Artur Shehut.

Pavarësisht sekuestrimit, shuma konsiderohet e paguar nga investitori, i cili mund të vijojë me planin e tij të punës. Proceset gjyqësore që do të pasojnë do të përcaktojnë se kush ka në të vërtetë të drejtën ligjore për t’i përfituar këto para.

Kjo mbetet një barrë e rëndë për sistemin e drejtësisë, i cili do përballet edhe me pasojat e papërgjegjshmërisë politike në trajtimin dhe ndarjen e pronave në Shqipëri për më shumë se tre dekada”, shkruan Mejdini në Facebook.

Video

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

Deputeti i PD-së, Luan Baçi, paraqitet në SPAK, i shoqëruar nga avokati i tij.

Partia ime më shkarkoi…

Qielli i Nju Jorkut u ndriçua nga rreth 3 mijë dronë gjatë një prove spektakolare për ceremoninë përkujtimore që do të shënojë 25-vjetorin e sulmeve terroriste të 11 Shtatorit në vitin 2026. Dronët u ngritën mbi qytet dhe krijuan një shfaqje të koordinuar drite, si pjesë e përgatitjeve për një homazh që synon të nderojë viktimat e sulmeve të 11 Shtatorit 2001.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme