Politika 26 February 2025, 11:35 Nga VNA

Rama: “Nuk bëjmë dëgjesa me persona në hetim” – Çfarë ndodh me Veliajn dhe Bushkën?

Ndaje në Whatsapp
Rama: “Nuk bëjmë dëgjesa me persona në hetim”

Kryeministri Edi Rama, gjatë mbledhjes së grupit parlamentar të PS, ka mbrojtur rektorin e Universitetit Bujqësor, Fatbardh Sallaku, duke theksuar se ai nuk është nën hetim dhe se Partia Socialiste nuk zhvillon dëgjesa me persona që janë subjekt i hetimeve.

“Nuk bëjmë dëgjesa me persona në hetim,” u shpreh Rama, duke nënvizuar se Sallaku ka marrë konfirmim nga SPAK se kandidimi i tij si rektor nuk përbënte pengesë ligjore.

Por kjo deklaratë ngre pikëpyetje nëse Rama e ka fjalën edhe për Erion Veliajn, i cili ndodhet në arrest me urdhër të SPAK për akuza të korrupsionit. A ka hequr dorë përfundimisht Rama nga mbështetja për të?

Nga ana tjetër, në të njëjtën mbledhje, deputetja Klotilda Bushka ka folur mbi përfshirjen e emrit të saj në hetimet e SPAK, duke thënë se e ka mësuar këtë nga media. Duke qenë se Rama deklaroi se nuk zhvillon dëgjesa me persona në hetim, a do të thotë kjo se Bushka nuk konsiderohet ende si e tillë nga kryeministri?

Video

Dokumentari “NAZA”, i cili trajton përdorimin e inteligjencës artificiale nga ushtria izraelite gjatë sulmeve në Gaza, u prit me 25 minuta duartrokitje në këmbë në Festivalin e Filmit në Venecia, më 10 shtator. Publiku brohoriti dhe valëviti flamuj palestinezë gjatë shfaqjes së filmit. I realizuar nga gazetarët izraelitë Yuval Abraham dhe Rachel Szor, dokumentari e merr titullin nga një term ushtarak izraelit që, sipas autorëve, lidhet me numrin e viktimave civile të parashikuara dhe të konsideruara të pranueshme përpara një sulmi. I xhiruar gjatë natës në tarracat e ndërtesave të Tel Avivit, filmi pretendon se zbulon sistemet teknologjike që qëndrojnë pas përzgjedhjes së objektivave palestineze në Gaza. Në të përfshihen intervista me oficerë të inteligjencës izraelite, të cilët tregojnë se si sistemet e asistuara nga inteligjenca artificiale përpunonin të dhëna të siguruara nga mijëra telefona celularë të hakuar për të identifikuar objektivat. “NAZA” është në garë për çmimin “Luani i Artë”, fituesi i të cilit pritet të shpallet më 12 shtator.

Vila e fshehur e Belinda Ballukut në Palasë/ SPAK: Arbër Abazi financoi punimet, bashkëjetuesja e tij i mbikëqyrte.

SPAK zbardh emailet për vilën e fshehur të Ballukut/ Punonjësit e Samir Manes ngritën alarmin: Pse prona e Igli Tares po i dorëzohej Lorela Reçit?

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme