Politika 26 February 2025, 11:30 Nga VNA

Rama mesazh SPAK-ut: Ne ju krijuam dhe mos guxoni të ndërroni padron!

Ndaje në Whatsapp
Rama mesazh SPAK-ut: Ne ju krijuam dhe mos guxoni të ndërroni padron!

Edi Rama ka mbajtur sot një fjalim të gjatë “programatik” për SPAK-un, rolin e tij dhe zhvillimet e fundit, duke ndryshuar disa herë brenda pak ditëve qëndrim. Kryeministri nuk e përmendi në asnjë moment kryetarin e Bashkisë së Tiranës, i cili ndodhet pas hekurave, por dha disa mesazhe që, më shumë sesa për drejtësinë, shpjegojnë frikën e tij për votat në 11 maj.

Rama përsëriti se mazhoranca e tij është e vetmja garanci për drejtësinë e re dhe se pa të nuk do të kishte hetime ndaj figurave të njohura. Ai e quajti këtë fazën e dytë të reformës, që duhet të sjellë një “drejtësi europiane, jo ruse.” Si një mbrojtës i flaktë i të drejtave të njeriut, Edi Rama përsëriti refrenin se SPAK-ut nuk i vjen asnjë e keqe nga PS-ja, por duke e shitur veten si një njohës të mirë të procedurave, paralajmëroi se nuk do të lejojë që të shkelen të drejtat e njeriut.

Në fund, kryeministri kishte edhe një këshillë “miqësore” për prokurorët, duke u kujtuar atyre të mos rrinë shumë afër me gazetarët, sepse u prishin punë duke publikuar të dhëna nga dosjet. Në fakt, Edi Rama, një “mik” i vërtetë i medias, harron se nuk ka gazetarë që paguhen për të ruajtur sekrete. Të tillë janë vetëm gazetarët e oborrit të partive dhe qeverive. Gazetari gjykohet për vërtetësinë e asaj që publikon. Për vërtetësinë e dosjeve vendos gjykata. Këtë nuk e ka në dorë as gazetari, por aq më pak Edi Rama.

Video

Dokumentari “NAZA”, i cili trajton përdorimin e inteligjencës artificiale nga ushtria izraelite gjatë sulmeve në Gaza, u prit me 25 minuta duartrokitje në këmbë në Festivalin e Filmit në Venecia, më 10 shtator. Publiku brohoriti dhe valëviti flamuj palestinezë gjatë shfaqjes së filmit. I realizuar nga gazetarët izraelitë Yuval Abraham dhe Rachel Szor, dokumentari e merr titullin nga një term ushtarak izraelit që, sipas autorëve, lidhet me numrin e viktimave civile të parashikuara dhe të konsideruara të pranueshme përpara një sulmi. I xhiruar gjatë natës në tarracat e ndërtesave të Tel Avivit, filmi pretendon se zbulon sistemet teknologjike që qëndrojnë pas përzgjedhjes së objektivave palestineze në Gaza. Në të përfshihen intervista me oficerë të inteligjencës izraelite, të cilët tregojnë se si sistemet e asistuara nga inteligjenca artificiale përpunonin të dhëna të siguruara nga mijëra telefona celularë të hakuar për të identifikuar objektivat. “NAZA” është në garë për çmimin “Luani i Artë”, fituesi i të cilit pritet të shpallet më 12 shtator.

Vila e fshehur e Belinda Ballukut në Palasë/ SPAK: Arbër Abazi financoi punimet, bashkëjetuesja e tij i mbikëqyrte.

SPAK zbardh emailet për vilën e fshehur të Ballukut/ Punonjësit e Samir Manes ngritën alarmin: Pse prona e Igli Tares po i dorëzohej Lorela Reçit?

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme