Politika 26 February 2025, 10:58 Nga VNA

SPAK 24 masa sigurie në UBT/ Rama vijon refrenin: Ne jemi garancia e vetme për reformën në drejtësi

Ndaje në Whatsapp
SPAK 24 masa sigurie në UBT/ Rama vijon refrenin: Ne jemi garancia e vetme

Kryeministri Edi Rama ka reaguar mbi masat e sigurisë të lëshuara nga SPAK për 24 zyrtarë të Universitetit Bujqësor të Tiranës, duke e cilësuar këtë veprim si një goditje të panevojshme për një institucion të arsimit të lartë. Ai theksoi se nuk ka asnjë flagrancë që të justifikojë një vendim të tillë masiv.

“Një numër marramendës për një çështje që ka 2-3 vjet dhe që nuk ka asnjë flagrance, asnjë arsye për të krijuar këtë goditje për një institucion të arsimit të lartë,” u shpreh Rama.

Duke theksuar se nuk mbron askënd që ka abuzuar me fondet e kërkimit shkencor, ai ngriti shqetësimin për imazhin e universitetit dhe për perceptimin e partnerëve ndërkombëtarë, veçanërisht atyre austriakë, me të cilët UBT ka një partneritet strategjik.

“Si i shpjegohet austriakëve që një forcë speciale futet në Universitet dhe merr 24 masa sigurie për paraburgim, arrest shtëpie dhe detyrim paraqitjeje, a thua se u fut në fshatin e Corleones? Këto masa i bën Prokuroria Antimafia në Itali, por në një Universitet?!”tha Rama

Rama përsëriti se Partia Socialiste është e vetmja garanci për drejtësinë e re dhe se pa të nuk do të kishte hetime ndaj figurave të njohura.

“Po të mos ishte kjo shumicë qeverisëse, nuk do të kishim parë asnjë hetim VIP apo një forcë politike në pushtet që vullnetarisht tërheq duart nga kontrolli i drejtësisë. Për 5 vite kemi heshtur, sepse kemi dashur që drejtësia të punojë e pavarur.”

Ai e cilësoi këtë fazën e dytë të reformës, që duhet të sjellë një “drejtësi europiane, jo ruse”, duke paralajmëruar se disa vendime mund të mos jenë të drejta dhe se Strasburgu mund të rrëzojë shumë prej tyre.

“Dje ka nisur një fillim mbrapsht për Shqipërinë në Strasburg dhe shumë masa sigurie mund të rrëzohen. Këto kanë një kosto tepër të madhe për shtetin shqiptar. Më mirë 10 të fajshëm jashtë sesa 1 i pafajshëm në burg.”

Ai shtoi se Shqipëria duhet të ruajë standardet demokratike, duke kritikuar mënyrën sesi janë marrë masat nga SPAK.

“Nuk dua që të çohet një holandez ose francez e të thotë se Shqipëria nuk ka gjykata e prokurori që funksionojnë me standarde europiane dhe nuk respektojnë prezumimin e pafajësisë."

Sipas Ramës, edhe persona që nuk janë nën hetim janë prekur nga ky operacion.

“Dy vite ka ai që ka lënë celularin në SPAK, nuk ia kthejnë. Nuk është fare person nën hetim. I ka dhënë letrën për t’u bërë rektor, mund të dalë edhe ai fajtor në fund. Por nuk mund të nisemi nga ideja se çdo person është i fajshëm dhe duhet të provojë pafajësinë e vet.”

Në fund, ai theksoi se Partia Socialiste mbetet e vetmja garanci për reformën në drejtësi.

“Të gjejnë një rast ku partia në pushtet të mos e mbështesë drejtësinë përveç nesh! Po tani që Amerika ka dalë nga rreshti, kush është garanti i drejtësisë së re? Vetëm PS, askush tjetër.”

Video

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e një personi është regjistruar sot në Kaninë , ku janë përfshirë tre automjete. Si pasojë e përplasjes, automjetet janë përfshirë nga flakët. Nga aksidenti ka humbur jetën shtetasi Flamur Kabello, i cili udhëtonte me automjetin tip BMW. Ndërkohë, në spital janë transportuar drejtuesi i mjetit tip Benz dhe katër shtetas egjiptianë që udhëtonin me të, të cilët po marrin ndihmën mjekësore. Sipas dyshimeve paraprake, aksidenti mund të jetë shkaktuar nga një manovër e gabuar dhe shpejtësia e lartë e njërit prej mjeteve të përfshira, ku dyshohet se bëhet fjalë për automjetin tip Benz. Hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave vijojnë.

Blogerja e njohur Dea Mishel, ish banore e Big Brother i përgjigjet Edi Ramës …

Protestuesit vijojnë rrugëtimin nëpër Tiranë teksa pritet të rimblidhen para Kryeministrisë

Qytetarët kanë nisur marshimin në rrugët e Tiranës

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme