Sociale 30 Qershor 2025, 07:22 Nga VNA

"Pushimet muzikore" - Të rinjtë shqiptarë drejt Europës për të ndjekur koncertet

Ndaje në Whatsapp
"Pushimet muzikore" - Të rinjtë shqiptarë drejt

Një tjetër tendencë në rritje këtë verë janë “pushimet muzikore”, ku të rinjtë shqiptarë kombinojnë dëshirën për të udhëtuar me pasionin për muzikën live.

Koncertet e artistëve të njohur botërorë dhe festivalet ndërkombëtare po kthehen në arsye të forta për të lënë Shqipërinë për disa ditë dhe për të përjetuar emocione unike në qendra europiane të kulturës dhe argëtimit.

Milano është një nga destinacionet më të kërkuara, ku këtë verë do të performojë Taylor Swift (13 korrik) në San Siro Stadium. Biletat për koncertin kanë nisur nga 150 euro, ndërsa paketa bazë me fluturim dhe akomodim 2 net shkon mesatarisht 350-450 euro për person.

Po në Itali, Roma pret Coldplay më 16 korrik në Stadio Olimpico, një tjetër event që ka tërhequr grupe të rinjsh shqiptarë që organizohen mes tyre apo përmes platformave online si GetYourGuide ose Songkick.

Në Paris, The Weeknd do të performojë më 20 gusht në Stade de France – një tjetër event ku biletat standarde shkojnë nga 120 deri në 300 euro, ndërsa një paketë 3-ditore me fluturim dhe hotel arrin rreth 500-600 euro për person.

Ndërkohë, Berlini, Barcelona dhe Amsterdami janë të përfshira në axhendat verore të emrave si Dua Lipa, Ed Sheeran dhe Arctic Monkeys, duke i kthyer këto qytete në pika takimi për fansat nga e gjithë Europa – përfshirë Shqipërinë.

Një tjetër atraksion është festivali Tomorrowland në Belgjikë (19–28 korrik), që është ndër më të njohurit në botë për muzikën elektronike. Çmimet për hyrje fillojnë nga 295 euro për një weekend pass, ndërsa paketa e plotë me kamping ose hotel, transport dhe ushqim mund të arrijë mbi 800 euro – një investim që shumë të rinj e shohin si “pushimi i ëndrrave”.

Në shumë raste, këto udhëtime nuk organizohen përmes agjencive klasike, por nga vetë të rinjtë që rezervojnë gjithçka online, ndajnë akomodimin me miq dhe lëvizin me fluturime “low cost”.

Të rinjtë nuk janë pushues tradicionalë

Një “ndryshim” i qetë po ndodh në tregun e udhëtimeve, i udhëhequr nga të rinjtë shqiptarë, që nuk shohin më tek agjencitë turistike zgjidhjen e parë për pushimet e tyre.

Të rinjtë nuk presin më ofertat sezonale në rrjetet sociale të agjencive, por krijojnë vetë kombinime udhëtimesh, bileta fluturimi, akomodim, transport lokal dhe përvoja, duke synuar autenticitetin.

Krahas ofertave të zakonshme për Turqinë (me çmime që këtë vit variojnë nga 700 deri në 1,000 euro për një javë për person në hotel me katër-pesë yje), ata zgjedhin të shpërndajnë buxhetin në disa përvoja të vogla, por unike.

Një udhëtim i organizuar në mënyrë të pavarur në jug të Italisë apo rivierën franceze, me fluturim “low cost”, akomodim përmes Airbnb dhe udhëtim me tren, mund të kushtojë rreth 500-700 euro për një javë, me më shumë liri dhe pa orare të fiksuara.

Një city break në Barcelonë apo Valencia, i kombinuar me “remote work” apo një festival lokal, është bërë gjithashtu pjesë e preferencave të këtij brezi të lidhur ngushtë me teknologjinë.

Kjo lëvizje ka sjellë sfida të reja për operatorët turistikë, të cilët tashmë po përballen me një klientelë që kërkon jo thjesht çmime të mira, por përvoja të personalizuara. Agjencitë tradicionale ofrojnë ende siguri dhe lehtësi për familjet apo grupmoshat më të mëdha, por nuk janë më zgjedhja automatike për brezin e ri.

Ky brez, i rritur me Google Flights dhe Booking.com, po riformëson tregun turistik shqiptar me pritshmëri të reja, standarde më të larta dhe një filozofi që i jep më shumë vlerë përvojës sesa luksit. (Monitor)

Video

Izraelitë të armatosur hapën zjarr në qytetin Sa’ir në Bregun Perëndimor të pushtuar. Grupi i izraelitëve me rroba civile u pa duke iu afruar palestinezëve me mitralozë në duar, në pozicion të gatshëm për të qëlluar.

Një re e dendur me pluhur portokalli ka mbuluar Gazën ndërsa një stuhi e fortë rëre ka përfshirë vendin. Erërat e forta dhe pluhuri kanë goditur kampet ku strehohen mijëra të zhvendosur, duke përkeqësuar më tej kushtet tashmë të vështira humanitare në këtë zonë të rrethuar. Autoritetet lokale paralajmërojnë se situata kërkon ndihmë urgjente për banorët më të prekur.

Avokati i Tik Tok-ut kundër Gjykatës Kushtetuese

Motoristët që punojnë për platformën e shpërndarjes Wolt në Shqipëri kanë nisur protesta ditët e fundit, duke ngritur shqetësime për kushtet e punës dhe pagesat. Ata pretendojnë se kushtet e punës janë të vështira dhe pagat të ulëta, duke shprehur shqetësimin se kompanitë po punësojnë gjithnjë e më shumë punëtorë të huaj me paga minimale.

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme