Sociale 5 March 2025, 09:14 Nga VNA

Punonjësit shqiptarë me pagat më të ulëta për orë në Europë

Ndaje në Whatsapp
Punonjësit shqiptarë me pagat më të ulëta për

Punonjësit shqiptarë janë më të nën paguarit në Europë, si përsa i përket pagës që ata marrin në një orë, ashtu dhe fuqisë blerëse, apo produkteve që mund të blejnë me të.

Sidomos për fuqinë blerëse, me pagën e një ore në Shqipëri mund të blesh gjysmën në krahasim me vendet e rajonit, si Serbia, Bosnjë Hercegovina, Maqedonia e Veriut, apo Mali i Zi.

Të dhënat janë bërë të ditura në një raport të fundit të Eurostat, që krahason pagën për orë në euro dhe të matur sipas fuqisë blerëse (PPS) në vendet e Bashkimit Europian dhe ato kandidate për vitin 2022. (të dhënat për Kosovën mungojnë).

Punonjësit shqiptarë, sipas të dhënave, paguhen m 2.47 euro në orë, në krahasim me punonjësit serbë, që marrin gati dyfishin, në 4.43 euro në orë, apo në Bosnjë me 4 euro. Të dhënat për Malin e Zi nuk janë përditësuar, por ata paguheshin 3.42 euro për orë që në vitin 2014 dhe maqedonasit 2.2 euro po në 2014-n.

Femrat në Shqipëri paguhen 2.63 euro në orë, ndërsa meshkujt 2.39 euro, sipas statistikave të Eurostat.

Sipas standardit të fuqisë blerëse (PPS), që i bën të dhënat më të krahasueshme për shkak se eliminon diferencat mes çmimeve, Shqipëria renditet serish e fundit me pagën orare prej 4.62 PPS, përkundrejt 7.6PPS në Serbi dhe 8.7 PPS në Bosnjë. Maqedonia e Veriut e kishte këtë tregues 5.2 që në 2018-n (kur në Shqipëri ishte 3.2) dhe Mali i ZI 6.2 që në 2014-n.

Sipas të dhënave të tetorit 2022, paga bruto mesatare për orë pune, e shprehur në euro, tregon dallime të mëdha mes vendeve të Bashkimit Evropian. Paga më e lartë mesatare bruto për orë u regjistrua në Danimarkë me 29.8 euro, e ndjekur nga Luksemburgu (24.0 euro), Belgjika (23.8 euro), Irlanda (20.3 euro), Gjermania (19.4 euro), Finlanda dhe Suedia (me 19.3 euro secila) si dhe Holanda (19.0 euro), referon Eurostat.

Në anën tjetër, pagat më të ulëta mesatare bruto për orë u regjistruan në Bullgari (4.1 euro), Rumani (5.6 euro), Hungari (5.7 euro), Portugali (6.2 euro), Kroaci (6.8 euro) dhe Poloni (6.9 euro).

Në shkallë të përgjithshme, paga mesatare më e lartë për orë në një vend të BE-së ishte 7.4 herë më e lartë se ajo më e ulëta.

Sipas fuqisë blerëse, paga mesatare bruto për orë në nivel kombëtar, në tetor 2022, ishte 3.3 herë më e lartë në vendin me pagën më të lartë krahasuar me atë më të ulët, kur shprehet në standarde të fuqisë blerëse (PPS), një njësi që eliminon ndryshimet e niveleve të çmimeve mes vendeve.

Pagat më të larta mesatare bruto për orë, të shprehura në PPS, u regjistruan në Danimarkë (22.4 PPS), Belgjikë (21.3 PPS), Luksemburg (18.4 PPS), Gjermani (17.3 PPS) dhe Irlandë (17.0 PPS). Në anën tjetër të shkallës, pagat më të ulëta mesatare bruto për orë u regjistruan në Bullgari (6.7 PPS), Portugali (7.4 PPS), Hungari dhe Letoni (8.9 PPS secila), Kroaci (9.4 PPS), Sllovaki (9.7 PPS), Greqi (9.8 PPS) dhe Rumani (9.9 PPS)./Monitor

Video

Se ne nuk kemi hallin e prindërve po të bëjmë çik propagandë para nisjes së shkollës…

Mbi 100 notarë nga më shumë se 20 vende morën pjesë në “Albania to Corfu Swim 2026”, duke përshkuar rreth 3 kilometra në Detin Jon, nga Ksamili drejt Agios Stefanos në Korfuz. Aktiviteti ka si qëllim mbledhjen e fondeve për mbrojtjen e mjedisit detar.

Një ngjarje e rëndë e regjistruar nga kamerat në një restorant në Ohio tregon momentin kur Matthew Exton, 43 vjeç, ish-avokat dhe ish-prokuror lokal, i drejton armën në kokë ish-gruas së tij dhe tërheq këmbëzën. Arma nuk shkrepi pasi siguresa ishte ende e aktivizuar. Pak çaste më vonë, një kamerier ndërhyri dhe, së bashku me persona të tjerë në lokal, arriti ta neutralizonte. Prokuroria e cilësoi ngjarjen si një tentativë për “ekzekutim publik”. Exton është shpallur fajtor për tentativë vrasjeje dhe akuza të tjera, ndërsa dënimi pritet të jepet më 21 shtator.

Kampi IV në malin Everest po përballet me ndotje mjedisore. Në pamjet e publikuara shihen tenda të braktisura, bombola oksigjeni, kanaçe dhe pajisje të dëmtuara të shpërndara në zonën e kampit. Situata ka bërë që një nga vendet më të larta dhe më të vështira për t’u arritur në botë të ngjajë me një vendgrumbullim mbeturinash. Ndotja në Everest është një problem prej vitesh, ndërsa rritja e numrit të ekspeditave dhe alpinistëve që ngjiten drejt majës ka shtuar edhe sasinë e mbetjeve të lëna në mal.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme