Sociale 4 Mars 2025, 12:44 Nga VNA

Gripi i shpendëve në Shqipëri, karantinohet një fermë në Durrës

Ndaje në Whatsapp
Gripi i shpendëve në Shqipëri, karantinohet një fermë

Është konfirmuar zyrtarisht prania e gripit të shpendëve në Shqipëri. Si masë e parë parandaluese është vendosur karantinimi i një ferme në Durrës. Në njoftimin për mediat Ministria e Bujqësisë sqaron se janë marrë mostra zyrtare dhe janë dërguar, për analizim në Institutin e Sigurisë Ushqimore dhe Veterinarisë.

Aktualisht është ndaluar edhe importi i shpendëve, pas rastit të publikuar një ditë më parë në media ku u raportuar se Ferma Rea's është prekur nga gripi i shpendëve.

Pak më herët Ministria raportoi gjithashtu se janë marrë masa të menjëhershme, dhe ferma është vënë në karatinë.

Mostrat zyrtare janë dërguar, për analizim në Institutin e Sigurisë Ushqimore dhe Veterinarisë.

Janë në proces ekzaminimi dhe dihet ende se sa shpendë ka prekur gripi në këtë fermë, ndërkohë që autoritetet vijojnë punën për asgjësimin e tyre si dhe marrjen e masave për parandalimin e përhapjes së gripit te shpendët e tjerë. Reagimi: Në kuadër të transparencës për publikun informojmë se në datën 3.3.2025 është konfirmuar me anë të testit RT-PCR sëmundja e Influencës Aviare, tipi H5N1, në vendin tonë. Strukturat e Ministrisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural dhe institucionet përkatëse të varësisë kanë marrë masat në mënyrë të menjëhershme, pas njoftimit të Drejtorisë Rajonale të Veterinarisë dhe Mbrojtjes së Bimëve Tiranë, se në Qarkun Durrës, në subjekti “Rea’s” shpk, me vendodhje në fshati Maliq Muҫo, Njësia Administrative Rashbull, ka patur ngordhje shpendësh. Situata mbarëbotërore lidhur me praninë dhe përhapjen e sëmundjes virusale të Influencës aviare mbetet shqetësuese, pasi kjo sëmundje ka shkaktuar dëme masive në një numër të lartë shpendësh oborresh, për prodhim, si dhe atyre të egër. Sipas Organizatave Botërore të Shëndetit të Kafshëve, asaj të Njeriut e me tej janë me qindra vatra aktive të virusit në shpendë dhe në specie të tjera. Pas konfirmimit, është mbajtur në MBZHR, është thirrur takimi i Qendrës Kombëtare të Krizës dhe ka hyrë menjëherë në fuqi Urdhri i Ministrit Nr. 200, datë 3.3.2025 “Për marrjen e masave kufizuese për parandalimin dhe kontrollin e sëmundjes së Infuencës aviare ne shpendë, në mjediset e hapura dhe tregjet e kafshëve e gjalla”. Lidhur me rastin, informojmë publikun se strukturat qëndrore dhe rajonale ka vendosur fermën në karantinë, ku janë marrë mostra zyrtare dhe janë dërguar brenda ditës, për analizim në Institutin e Sigurisë Ushqimore dhe Veterinarisë.Autoriteti Kombëtar i Veterinarisë dhe Mbrojtjes së Bimëve ka njoftuar më herët në faqen zyrtare për konstatimin dhe ndjekjen e gjithë protokolleve veterinare për marrjen e masave në kohë.AKVMB ka njoftuar gjithashtu 68-subjektet e mbarështimit të shpendëve, të cilët duhet të marrin masa për biosigurinë në stablimentet e tyre, si dhe ka njoftuar shërbimin veterinar rajonal në rang vendi, për rritjen e vigjilencës dhe monitorimin e situatës. Aktualisht të pranishëm në terren janë strukturat veterinare Rajonale, të Drejtorisë së Përgjithshme të AKVMB dhe Ministrisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural. Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural fton fermerët dhe qytetarët të rrisin vigjilencën dhe të bashkëpunojnë me autoritetet me qëllim jo vetëm raportimin në kohë të cdo dyshimi nëpërmjet komunikimit të shpejtë në numrin e gjelbër 08003366, por dhe zbatimin rigoroz të masave të biosigurisë, kufizimin e ekspozimit të shpendëve të tyre në mjedise të hapura, për të ulur nivelin e riskut të kontaktit me shpendët bartës të virusit.

Video

Një person ka humbur jetën pas një aksidenti në stacionin e skive në Engelberg të Zvicrës, ku një kabinë e teleferikut ra për shkak të erërave të forta. Lajmi u konfirmua nga policia kantonale e Nidwaldenit, e cituar nga televizioni publik zviceran RSI. Viktima ndodhej e vetme në kabinën që u rrëzua.

10-15% rritje e çmimit nuk është asgjë. Presim kur të rritet më shumë që te bëjmë ndonjë ndërhyjrje…

Kulla në themele të kopshtit 43 e çerdhes 26 në Tiranë Me këtë zhurmë nga kantieri i punimeve, vogëlushët duhet të përqëndrohen të përgatiten apo të flejnë gjumin e drekës. Punimet e pallatit sipas lejes janë për 5 vjet, dhe fëmijët duhet të durojnë 5 vjet këtë gjendje. Pavarësisht ankesave të prindërve, Drejtoria e Kopshteve dhe Çerdheve nuk ka marrë masa për të spostuar fëmijët në ambiente të tjera gjatë kohës së ndërtimit, dhe aq më pak të detyrojë kompaninë të bëjë punime pas orarit mësimor.

Cigarja e Monës për t'a ndarë helmin me të tjerët.

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme