Janë shpallur zyrtarisht nominimet për Emmy Awards 2026, një nga ngjarjet më prestigjioze të industrisë televizive, që vlerëson arritjet më të mira në seriale dhe programe televizive. Ceremonia e ndarjes së çmimeve do të zhvillohet më 14 shtator dhe do të transmetohet nga NBC dhe Peacock.
Këtë vit, konkurrenca pritet të jetë më e fortë se kurrë, me disa prej serialeve më të suksesshme dhe më të komentuara të sezonit që dominojnë listën e nominimeve. Mes tyre spikasin “Hacks”, “The Pitt”, “Widow’s Bay”, “Pluribus”, “The Bear” dhe “Shrinking”.
Në kategorinë “Seriali më i mirë komedi” janë nominuar: Abbott Elementary, The Bear, Nobody Wants This, Hacks, Margo’s Got Money Troubles, Only Murders in the Building, Shrinking dhe Widow’s Bay.
Për çmimin “Aktorja më e mirë në një serial komedi” konkurrojnë Quinta Brunson (Abbott Elementary), Ayo Edebiri (The Bear), Elle Fanning (Margo’s Got Money Troubles), Lisa Kudrow (The Comeback) dhe Jean Smart (Hacks).
Në kategorinë “Aktori më i mirë në një serial komedi” janë nominuar Steve Carell (Rooster), Matthew Rhys (Widow’s Bay), Jason Segel (Shrinking), Martin Short (Only Murders in the Building) dhe Yahya Abdul-Mateen II (Wonder Man).
Për “Serialin më të mirë dramatik” garojnë The Diplomat, The Gilded Age, A Knight of the Seven Kingdoms, Paradise, The Pitt, Pluribus, Slow Horses dhe Your Friends and Neighbors.
Në kategorinë “Aktori më i mirë në një serial dramatik” janë nominuar Sterling K. Brown (Paradise), Gary Oldman (Slow Horses), Mark Ruffalo (Task), Noah Wyle (The Pitt) dhe Rufus Sewell (The Diplomat).
Ndërkohë, për “Aktoren më të mirë në një serial dramatik” konkurrojnë Carrie Coon (The Gilded Age), Keri Russell (The Diplomat), Rhea Seehorn (Pluribus), Zendaya (Euphoria) dhe Chase Infiniti (The Testaments).
Në kategorinë “Programi më i mirë argëtues” janë nominuar The Daily Show, Jimmy Kimmel Live!, Last Week Tonight with John Oliver, The Late Show with Stephen Colbert dhe Saturday Night Live.
Ndërsa për “Reality Competition Program” garojnë Dancing with the Stars, RuPaul’s Drag Race, Survivor, Top Chef dhe The Traitors.
Fituesit do të zbulohen në ceremoninë e 14 shtatorit, e cila pritet të sjellë një garë të fortë mes emrave më të mëdhenj të televizionit dhe produksioneve që kanë dominuar ekranin gjatë vitit të fundit.






















