Sociale 27 July 2026, 11:45 Nga VNA

Protestuesit marshojnë drejt Komisariatit nr. 1, kërkojnë lirimin e të shoqëruarve; paralajmërojnë rikthim në mbrëmje

Ndaje në Whatsapp
Protestuesit marshojnë drejt Komisariatit nr. 1, kërkojnë lirimin

Pas marshimit në qendër të Tiranës, protestuesit u mblodhën në sheshin “Skënderbej”, ku diskutuan mbi vijimin e protestës. Mes tyre pati debate për hapat e radhës, ku një pjesë kërkoi të rikthehej në mbrëmje për protestën e paralajmëruar, ndërsa të tjerë propozuan marshimin drejt Komisariatit nr. 1.

Në fund, një grup protestuesish u nis drejt Komisariatit nr. 1, ku dyshohet se mbahen personat e shoqëruar gjatë përplasjeve të paradites, duke kërkuar lirimin e tyre.

Ndërkohë, organizatorët kanë bërë thirrje që protesta të vijojë sërish në orën 19:00, me një tjetër grumbullim në qendër të Tiranës.

Më herët, që prej orës 08:30, qytetarët u grumbulluan pranë Kuvendit, ndërsa seanca plenare nisi në orën 10:00. Policia kishte vendosur masa të shtuara sigurie dhe një perimetër rreth godinës së Kuvendit për të penguar afrimin e protestuesve dhe për të shmangur tensionet gjatë hyrjes së deputetëve në seancë.

Video

Një vizitor i pazakontë shkaktoi panik dhe habi në një aeroport të Nju Jorkut, pasi një rakun ra papritur nga tavani i terminalit mbi udhëtarët. Ende mbetet mister se si kafsha përfundoi mbi tavan dhe çfarë po bënte aty. Pas “uljes së detyruar”, rakuni u largua me shpejtësi, duke lënë pas pasagjerë të trembur dhe një episod sa të pazakontë, aq edhe komik. Pamjet janë regjistruar në nëntor 2024, por së fundmi janë bërë virale në rrjetet sociale.

Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky zhvilloi takimin e tij të parë me kryeministrin e ri të Britanisë së Madhe në bordin e aeroplanmbajtëses HMS Queen Elizabeth, në bazën detare të Portsmouthit. Gjatë bisedës, kryeministri britanik rikonfirmoi mbështetjen për Ukrainën, ndërsa Zelensky ftoi kryeministrin të vizitojë vendin e tij.

Të paktën dy persona humbën jetën pasi një automjet u godit nga një sulm ajror në Deir al-Balah, në qendër të Rripit të Gazës. Sipas raportimeve, sulmi u krye nga forcat izraelite, ndërsa viktimat ishin dy zyrtarë të sigurisë së Hamasit. Ushtria izraelite konfirmoi se kishte në shënjestër një militant të Hamasit.

Janë publikuar pamjet e autorit të dyshuar të sulmit me thikë pranë stacionit të tramvajit Porte de Clichy në Paris, ku mbetën të plagosura tre gra, dy prej tyre në gjendje të rëndë, por jashtë rrezikut për jetën. Në video, i dyshuari shihet duke vrapuar në rrugë, ndërsa sipas mediave franceze ai dëgjohet të thotë: “Allahu është ai që më urdhëroi”. Autoritetet franceze po hetojnë motivet e sulmit, ndërsa Ministri i Brendshëm deklaroi se është ende herët për të përcaktuar shkakun e ngjarjes. Sipas burimeve hetimore, i arrestuari paraqet profilin e një personi me çrregullime mendore.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme