Sociale 3 February 2025, 14:10 Nga VNA

Prishtina shpall gjendje të jashtëzakonshme nga mbeturinat

Ndaje në Whatsapp

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, ka shpallur gjendje të jashtëzakonshme në lidhje me menaxhimin e mbeturinave në kryeqytet.

Në një konferencë për media, të hënën, ai ka thënë se kompania rajonale publike "Pastrimi", e cila aktualisht është kompania e vetme e angazhuar për grumbullimin e mbeturinave në Prishtinë, nuk është treguar efikase në këtë detyrë.

“Do të vazhdojmë që gjendjen emergjente që e kemi shpallur, ta përdorim për angazhimin e kompanive private për të ndihmuar për pastrimin e mirëfilltë të kryeqytetit”, ka thënë Rama.

Gjatë vitit 2024, Komuna po ashtu kishte shpallur gjendje të jashtëzakonshme dhe përkohësisht kishte angazhuar operatorë privatë shtesë për të bërë grumbullimin e mbeturinave në kryeqytet.

Por, sipas Ramës, një angazhim më afatgjatë ishte pamundësuar nga asamblistët opozitarë në Komunë me miratimin e një rregulloreje, e cila "i dha ndërmarrjes "Pastrimi" të drejtën ekskluzive për këtë shërbim".

Gjithashtu, gjatë vitit 2024, punëtorë të kompanisë "Pastrimi" ishin ankuar dhe kishin protestuar para Komunës, kundër angazhimit të kompanive private që, sipas tyre, paraqet rrezik për falimentimin e tyre.

Kompania "Pastrimi" është ndërmarrje publike lokale me rreth 900 punëtorë, e cila kryen shërbime për grumbullimin e mbeturinave për disa qytete të Kosovës, përfshirë Prishtinën.

Radio Evropa e Lirë ka dërguar pyetje në emailin e kësaj kompanie në lidhje me deklarimin e fundit të kryetarit të Prishtinës dhe është në pritje të përgjigjeve.

Drejtori i Shërbimeve Publike në Prishtinë, Bekim Brestovci, po ashtu, ka thënë se situata aktuale ”e tejkeqësuar” i ka detyruar të shpallin sërish gjendje të jashtëzakonshme.

“Kompania "Pastrimi" me logjistikën që ka pasur, nuk ka pasur mundësi t’u ofrojë qytetarëve as kontejnerët, as mekanizmin e duhur për bartjen e mbeturinave”, ka theksuar ai.

Mbeturinat e shpërndara gjithandej. Prishtinë, 3 shkurt 2025.

Mbeturinat e shpërndara gjithandej. Prishtinë, 3 shkurt 2025.

Sipas komunës, një ekip i krijuar nga Drejtoria e Shërbimeve Publike ka inspektuar terrenin dhe “ka konstatuar situatë alarmante, me rrezik të madh përhapjeje epidemish”.

Ndërmarrjet publike të angazhuara për menaxhimin e mbeturinave nëpër Kosovë shpesh përballen me mungesë kapacitetesh si pasojë edhe e vështirësisë për inkasimin e borxheve nga qytetarët.

Punëtorë të këtyre ndërmarrjeve shpesh kanë protestuar, madje kanë mbajtur edhe greva në lidhje me kushtet e punës dhe pagat e ulëta./ REL

Video

Se ne nuk kemi hallin e prindërve po të bëjmë çik propagandë para nisjes së shkollës…

Mbi 100 notarë nga më shumë se 20 vende morën pjesë në “Albania to Corfu Swim 2026”, duke përshkuar rreth 3 kilometra në Detin Jon, nga Ksamili drejt Agios Stefanos në Korfuz. Aktiviteti ka si qëllim mbledhjen e fondeve për mbrojtjen e mjedisit detar.

Një ngjarje e rëndë e regjistruar nga kamerat në një restorant në Ohio tregon momentin kur Matthew Exton, 43 vjeç, ish-avokat dhe ish-prokuror lokal, i drejton armën në kokë ish-gruas së tij dhe tërheq këmbëzën. Arma nuk shkrepi pasi siguresa ishte ende e aktivizuar. Pak çaste më vonë, një kamerier ndërhyri dhe, së bashku me persona të tjerë në lokal, arriti ta neutralizonte. Prokuroria e cilësoi ngjarjen si një tentativë për “ekzekutim publik”. Exton është shpallur fajtor për tentativë vrasjeje dhe akuza të tjera, ndërsa dënimi pritet të jepet më 21 shtator.

Kampi IV në malin Everest po përballet me ndotje mjedisore. Në pamjet e publikuara shihen tenda të braktisura, bombola oksigjeni, kanaçe dhe pajisje të dëmtuara të shpërndara në zonën e kampit. Situata ka bërë që një nga vendet më të larta dhe më të vështira për t’u arritur në botë të ngjajë me një vendgrumbullim mbeturinash. Ndotja në Everest është një problem prej vitesh, ndërsa rritja e numrit të ekspeditave dhe alpinistëve që ngjiten drejt majës ka shtuar edhe sasinë e mbetjeve të lëna në mal.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme