Sociale 3 February 2025, 12:18 Nga VNA

Panik në ajër, mjegulla e dendur pengon uljen e avionit në Rinas

Ndaje në Whatsapp
Panik në ajër, mjegulla e dendur pengon uljen e avionit në Rinas

Minuta tensioni dhe paniku janë përjetuar nga pasagjerët e një avioni të linjës Bergamo-Tiranë të kompanisë Wizz Air, pasi mjegulla e dendur nuk lejoi uljen normale në aeroportin ndërkombëtar të Rinasit.

Avioni qëndroi për rreth 30 minuta duke bërë xhiro në ajër mbi rrethinat e Tiranës, ndërsa pasagjerët ndjenë pasiguri dhe shqetësim për shkak të vonesës dhe kushteve të vështira atmosferike.

Falë profesionalizmit të pilotit dhe ekipit të bordit, avioni arriti të ulet me sukses në pistë, duke sjellë një lehtësim të dukshëm mes pasagjerëve. Ulja e sigurt u shoqërua me duartrokitje të forta, më të zhurmshme se zakonisht, si shenjë mirënjohjeje për përballimin e situatës.

Deri tani nuk raportohet për persona të lënduar, ndërsa situata në aeroport është rikthyer në normalitet pas uljes së avionit.

Video

Se ne nuk kemi hallin e prindërve po të bëjmë çik propagandë para nisjes së shkollës…

Mbi 100 notarë nga më shumë se 20 vende morën pjesë në “Albania to Corfu Swim 2026”, duke përshkuar rreth 3 kilometra në Detin Jon, nga Ksamili drejt Agios Stefanos në Korfuz. Aktiviteti ka si qëllim mbledhjen e fondeve për mbrojtjen e mjedisit detar.

Një ngjarje e rëndë e regjistruar nga kamerat në një restorant në Ohio tregon momentin kur Matthew Exton, 43 vjeç, ish-avokat dhe ish-prokuror lokal, i drejton armën në kokë ish-gruas së tij dhe tërheq këmbëzën. Arma nuk shkrepi pasi siguresa ishte ende e aktivizuar. Pak çaste më vonë, një kamerier ndërhyri dhe, së bashku me persona të tjerë në lokal, arriti ta neutralizonte. Prokuroria e cilësoi ngjarjen si një tentativë për “ekzekutim publik”. Exton është shpallur fajtor për tentativë vrasjeje dhe akuza të tjera, ndërsa dënimi pritet të jepet më 21 shtator.

Kampi IV në malin Everest po përballet me ndotje mjedisore. Në pamjet e publikuara shihen tenda të braktisura, bombola oksigjeni, kanaçe dhe pajisje të dëmtuara të shpërndara në zonën e kampit. Situata ka bërë që një nga vendet më të larta dhe më të vështira për t’u arritur në botë të ngjajë me një vendgrumbullim mbeturinash. Ndotja në Everest është një problem prej vitesh, ndërsa rritja e numrit të ekspeditave dhe alpinistëve që ngjiten drejt majës ka shtuar edhe sasinë e mbetjeve të lëna në mal.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme