Princ Leka dhe bashkëshortja e tij, Blerta Celibashi, janë bërë prindër të një djali. Çifti ka mirëpritur në jetë fëmijën e tyre të parë, të cilin e kanë pagëzuar me emrin Aleksandër.
Sipas informacioneve, vogëlushi ka lindur mëngjesin e sotëm, rreth orës 05:30, dhe gëzon shëndet të mirë.
Princ Leka dhe Blerta Celibashi e bënë publike lidhjen e tyre rreth një vit më parë, ndërsa në mars të këtij viti kurorëzuan dashurinë me martesë në një ceremoni private.






















