Politika 18 August 2025, 17:13 Nga VNA

Shtatori politik: Rikthimi i cirkut të ri me aktorë të vjetër

Ndaje në Whatsapp
Shtatori politik: Rikthimi i cirkut të ri me aktorë të

Në opozitë gjithçka duket e ngrirë. Pas një sezoni të gjatë pushimesh, Belind Këlliçi u rikthyer sot me një deklaratë që në thelb nuk ka asgjë të re: sipas tij Berisha ka meritën se vazhdon të denoncojë 11 majin si farsë elektorale. E megjithatë përtej këtij refreni nuk ka asnjë sinjal të qartë se çfarë do të ndodhë me opozitën nga shtatori. Vetëm një konfirmim i heshtur se në PD, e vetmja figurë që prodhon politikë, për mirë apo për keq, mbetet Sali Berisha. Të tjerët kufizohen në ndonjë status apo video në rrjetet sociale, të cilët zbehen po aq shpejt sa publikohen.

Kjo qasje pasive e tregon më qartë se kurrë boshllëkun e lidershipit brenda PD-së. Nuk ka plan, nuk ka mbledhje, nuk ka orientim. Asnjë forum nuk është thirrur, asnjë vendimmarrje nuk është marrë që pas zgjedhjeve të 11 Majit, ndërsa çështjet kyçe për opozitën lihen pezull në pritje të një njeriu të vetëm. Në fund të ditës, edhe vetë përfaqësuesit e saj pranojnë publikisht se “do të vendosin forumet”, por askush nuk di të thotë se kur apo si do të ndodhë kjo.

Por panorama nuk është më e qartë as në kampin tjetër. Në PS, pas një fitoreje të re elektorale, as bashkëpunëtorët më të afërt të Edi Ramës nuk e dinë se cili do të jetë kabineti i ri qeveritar. Ministrat, deputetët e drejtuesit e PS-së presin të mësojnë fatin e tyre jo nga kryeministri, por nga ekrani i televizorit. Si një shpërblim i hidhur për besnikërinë e tyre, posti qeveritar është kthyer në surprizë publike dhe jo në produkt të angazhimit politik.

Tashmë për publikun nuk është surprizë se ky realitet është tregues i një modeli politik që ka uzurpuar jetën partiake në të dy kampet. Ashtu si Berisha kontrollon PD-në dhe agjendën e saj sipas interesit personal, edhe Rama mban peng Partinë Socialiste, duke e kthyer në një strukturë që ekziston vetëm për të riprodhuar pushtetin e tij. Në të dyja rastet, deputetët, të zgjedhur nga listat e mbyllura, nuk janë madje as spektatorë por thjesht pupacë që mbajnë lëvizin nën drejtimin e kryetarëve.

E në fund, shqiptarëve që u mbetet thjesht e vetëm të zgjedhin arenën ku duan të ulen: në cirkun politik blu apo në cirkun politik rozë. Spektakli është i garantuar, ndryshimi jo.

Video

Punojmë 8 orë në shtet…pastaj të gjithë te Spitali Amerikan

Pas përfundimit të protestës para Kryeministrisë, qytetarët kanë nisur marshimin në rrugët kryesore të Tiranës.

Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky zhvilloi takimin e tij të parë me kryeministrin e ri të Britanisë së Madhe në bordin e aeroplanmbajtëses HMS Queen Elizabeth, në bazën detare të Portsmouthit. Gjatë bisedës, kryeministri britanik rikonfirmoi mbështetjen për Ukrainën, ndërsa Zelensky ftoi kryeministrin të vizitojë vendin e tij.

Të paktën dy persona humbën jetën pasi një automjet u godit nga një sulm ajror në Deir al-Balah, në qendër të Rripit të Gazës. Sipas raportimeve, sulmi u krye nga forcat izraelite, ndërsa viktimat ishin dy zyrtarë të sigurisë së Hamasit. Ushtria izraelite konfirmoi se kishte në shënjestër një militant të Hamasit.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme