Politika 14 Gusht 2025, 21:16 Nga VNA

Omonia: Flakët me GPS – gjejnë saktë vetëm zonat ku jetojnë grekët

Ndaje në Whatsapp
Omonia: Flakët me GPS – gjejnë saktë vetëm zonat ku

Kryesia e Përgjithshme e OMONOIA-s u mblodh me urgjencë për të analizuar pasojat e zjarreve të fundit në jug, duke nxjerrë përfundimin se flakët, për arsye misterioze (ose sipas tyre, të qëllimshme), kanë zgjedhur me kujdes kirurgjik pikërisht trevat me shumicë të Minoritetit Etnik Grek.

Sipas deklaratës, zjarret nuk kanë qenë “aspak të rastësishme” dhe kanë goditur jo vetëm ullishtet, vreshtat e shtëpitë, por edhe kishat dhe manastiret – një listë dëmesh që tingëllon si manual i shkatërrimit selektiv.

Në dokument nuk mungon kritika e ashpër për “indiferencën dhe ineficencën” e shtetit, ndërsa kërkohet kompensim i menjëhershëm, ndihmë për fermerët e blegtorët dhe ripyllëzim urgjent.

Përfundimi? Flakët mund të jenë element natyror, por sipas OMONOIA-s, këtë verë kanë pasur një orientim etnik tepër të saktë.

Reagimi i plotë:

Nën kryesimin e Kryetarit të Organizatës dhe ndjenjë përgjegjësie të thellë ndaj gjendjes që krijon vazhdimi i tejzgjatur i zjarreve masive në zonat e Sarandës – Delvinës, u mblodh me emergjencë Kryesia e Përgjithshme e Organizatës.

Në një vlerësim të parë të pasojave tragjike shkaktuar nga zjarret në thuajse të gjitha komunitetet me dimension historik, veçanarisht impaktit psikologjik që krijon situata duke qenë periudhë ku numër i madh banorësh kthehen në vatrat e tyre atërore, duke ndarë perceptimin e përgjithshëm në komunitet se zjarret aspak të rastësishme nuk janë dhe më së shumti u provokuan qëllimisht, Kryesia e Përgjithshme shpreh protestën e saj për neglizhencën dhe indiferencën e autoriteteve shtetërore dhe ineficencën në parandalim dhe në vazhdim përballimin e tyre.

Çfarëdo justifikime dhe krahasime me të tjera situata në kohë ose dhe shtete të tjera nuk mund të mbulojnë faktet reale rreth të cilave u bë diskutim i gjerë dhe i hollësishëm.

Pasojat e zjarreve të sezonit të sivjetëm janë ndoshta më tragjiket meqënse përfshinë vetë zonat e banuara duke shkaktuar dëme në banesa familjare por edhe kisha Orthodhokse sikundër në Lefterohor, Lekël, Senicë etj. Për më tepë u shkatërruan ullishta të vjetra dhe të reja, vreshta, ferma blegtorale etj, dëmi financiar dhe ekonomik i të cilave është veçanarisht i lartë. Në veçanti fokusojmë tek pasojat dhe impakti që shkakton kjo në largimin e familjeve të reja shtesë nga trevat meqënse ndërmarrja e përpjekjes sërish kërkon fonde nga njëra anë dhe vullnet nga ana tjetër.

I mëshojmë me përgëzimet e rastit pjesëmarrjes me sensibilitet shoqëror të gjithë banorëve sa mundeshin – sidomos të rinjve që u ndodhën në vatrat tona – në përpjekjen për përballimin e zjarreve dhe shpëtimit të pasurive të tyre por edhe vendeve të adhurimit: manastire, kisha dhe paraklise.

Duke shprehur indinjatën dhe zemërimin për braktisjen në mëshirën e fatit të banorëve dhe komuniteteve nga ana e autoriteteve shtetërore, duke shmangur trajtimin fatalist të gjendjes, Kryesia e Përgjithshme e BDMEG OMONOIA kërkon dhe do të përpiqet në mënyrë që nga ana e shërbimeve të bashkive lokale të bëhet regjistrimi i menjëhershëm dhe vlerësimi ekonomik i dëmeve që lanë pas flakët e zjarrit. Të ketë reflektim të menjëhershëm për zhdëmtimin e tyre meqënse më së shumti i dedikohet neglizhencës shtetërore. Përsa i përket sektorit të bujqësisë kërkojmë me këmbëngulje mbështetjen me prioritet dhe pa justifikime të fermerëve dhe blegtorëve ekonomitë e të cilëve u shkatërruan. Vëmendje dhe financim respektiv kërkojmë edhe përsa i përket procedurave të ripyllëzimit por edhe masave preventive për shmangien e fenomeneve po aq rënduese që do të pasojnë nga rreshjet atmosferike të stinës në zonat e dëmtuara malore.

Në mënyrë që të mos përsëritet përvit e njëjta situatë kërkohet rishikim thelbësor i mentalitetit, strukturimit dhe forcimit të infrastrkurës teknike si edhe shtim i konsiderueshëm i personelit në shërbimet e zjarrfikseve dhe përballimit të situatave emergjente.

Jo si fjalë ngushëlluese dhe urata por në koshiencë të kursit tonë historik dhe dashurisë së shquar për vendlindjen që na dallon, në përgjigje edhe të objektivit të synuar nën konsideratën se zjarret u provokuan qëllimisht dhe me shkaktar, bëjmë thirrje për pjesëmarrje  koshiente këmbëngulëse të secilit prej nesh në mënyrë që të shndërrohet situata në një shans për aktivizim politik të përgjegjshëm në përpjekjen për vijimin e pandërprerë të prezencës së komuniteteve autoktone Greke në trevat tona historike atërore.

Video

? Rusia tregon muskujt bërthamorë Vetëm një ditë pasi SHBA njoftoi shtyrjen e një samiti të dytë mes presidentëve Trump dhe Putin, Kremlini organizon një stërvitje madhore ushtarake që përfshin raketa bërthamore ndërkontinentale, nëndetëse dhe bombardues strategjikë Tu-95. Videoja e publikuar tregon Putinin duke marrë raport nga Gjenerali Valery Gerasimov për një seri manovrash që simulojnë autorizimin për përdorimin e armëve bërthamore. ?? Një raketë Yars u lëshua nga Plesetsk, ndërsa një tjetër u testua nga një nëndetëse në Detin Barents. ?️ Në të njëjtën kohë, avionët Tu-95 qëlluan raketa lundrimi me rreze të gjatë veprimi. ? Qëllimi? Testimi i aftësive të komandës dhe sinjalizimi i fuqisë strategjike ruse. ? Ndërkohë, NATO zhvillon ushtrimet e veta bërthamore. Tensionet vazhdojnë të rriten në sfondin e luftës në Ukrainë, ndërsa diplomacia duket se po ngadalësohet.

Një incident i rëndë ndodhi të mërkurën para Parlamentit në Beograd, ku u raportuan të shtëna me armë zjarri dhe shpërthim zjarri në kampin e tendave pro-qeveritare. Sipas mediave serbe, një person mbeti i plagosur, ndërsa autoritetet ende nuk kanë dhënë një version zyrtar mbi ngjarjen. Deputetë të opozitës pretendojnë se dikush qëlloi me armë dhe më pas i vuri flakën tendave. Policia ndërhyri menjëherë dhe po heton incidentin.

Mbreti Charles III përshëndet kryeministrin në detyrë të Kosovës, Albin Kurti, gjatë Samitit të Ballkanit Perëndimor.

Flet punonjësi i karburantit afër lokalit ku u vranë dy të rinjtë për një kafe në Manëz.

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme