Politika 14 August 2025, 22:51 Nga VNA

Raporti i DASH përgëzon SPAK për punën dhe hetimet për Sali Berishën

Ndaje në Whatsapp
Raporti i DASH përgëzon SPAK për punën dhe hetimet për

Në raportin më të fundit të Departamentit Amerikan të Shtetit, Shqipëria vlerësohet për hapat pozitivë në luftën kundër korrupsionit, krimit të organizuar dhe pastrimit të parave, ndërsa theksohet roli i rëndësishëm që po luan SPAK në këto përpjekje.

DASH nënvizon se, ndonëse mbeten sfida përpara, përfshirë rritjen e ndjekjeve penale dhe forcimin e bashkëpunimit ndërinstitucional, SPAK ka shënuar përparim të dukshëm, veçanërisht në rritjen e numrit dhe kompleksitetit të hetimeve për pastrim parash dhe sekuestrimeve të pasurive me burim të dyshimtë.

Sipas raportit, gjatë vitit 2023, SPAK sekuestroi pasuri me vlerë 43 milionë dollarë dhe ka vijuar aksionet edhe në vitin 2024, përfshirë arrestime dhe konfiskime të pasurive të ish-zyrtarëve të lartë.

“Shqipëria ka ndërmarrë hapa pozitivë; megjithatë, qeveria ende duhet të rrisë hetimet dhe ndjekjet penale për pastrim parash për të luftuar korrupsionin, krimin e organizuar dhe trafikun e drogës; të përmirësojë bashkëpunimin ndërinstitucional; dhe të integrojë plotësisht SPAK-un në përpjekjet kundër pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit (AML/CFT). SPAK ka rritur numrin dhe kompleksitetin e hetimeve dhe sekuestrimeve për pastrim parash dhe ka kryer hetime të njëkohshme financiare e pasurore kur dyshonte për pasuri të ligjshme të fituara në mënyrë të paligjshme, megjithatë, numri i ndjekjeve penale mbetet i ulët. Në vitin 2023, SPAK sekuestroi pasuri me vlerë 43 milionë dollarë dhe, në vitin 2024, vazhdoi arrestimet dhe sekuestrimin e pasurive të ish-zyrtarëve të lartë”, thuhet në raportin e DASH.

Një nga rastet më të spikatura të përmendura në raport është ai i ish-kryeministrit Sali Berisha, i cili në shtator 2024 u akuzua nga SPAK për korrupsion lidhur me veprime zyrtare që kanë favorizuar interesat e familjes së tij. Akuzat përfshijnë edhe dhëndrin e tij, ndaj të cilit rëndojnë dyshime për korrupsion dhe pastrim parash. Si pjesë e hetimeve, janë sekuestruar prona të paluajtshme, llogari bankare dhe pjesë në kompani të lidhura me aktivitetet korruptive.

“Në shtator 2024, SPAK akuzoi ish-kryeministrin dhe personin e shpallur nga Departamenti i Shtetit sipas Aktit të Miratimit të Programeve të Jashtme dhe të Ndërlidhura, 2021: 7031(c), Sali Berisha, për korrupsion në lidhje me veprime zyrtare që përfitonin interesat e familjes së tij. SPAK akuzoi gjithashtu dhëndrin e tij për korrupsion dhe pastrim parash. U sekuestruan prona të paluajtshme, llogari bankare dhe pjesa e tij në kompani të lidhura me korrupsionin”, shkruhet në raport.

Po ashtu, DASH përmend edhe operacionin e SPAK në nëntor të vitit 2024, ku në bashkëpunim me Policinë e Shtetit, Europol-in dhe autoritetet italiane, realizoi një operacion të gjerë që çoi në arrestimin e 29 personave të dyshuar si pjesë e një rrjeti të trafikut të drogës të drejtuar nga dy vëllezër shqiptarë.

Raporti i DASH e cilëson këtë qasje si një sinjal të qartë për përkushtimin në forcimin e shtetit ligjor dhe thekson rëndësinë e integrimit të plotë të SPAK në luftën kundër pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit.

 

Video

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e një personi është regjistruar sot në Kaninë , ku janë përfshirë tre automjete. Si pasojë e përplasjes, automjetet janë përfshirë nga flakët. Nga aksidenti ka humbur jetën shtetasi Flamur Kabello, i cili udhëtonte me automjetin tip BMW. Ndërkohë, në spital janë transportuar drejtuesi i mjetit tip Benz dhe katër shtetas egjiptianë që udhëtonin me të, të cilët po marrin ndihmën mjekësore. Sipas dyshimeve paraprake, aksidenti mund të jetë shkaktuar nga një manovër e gabuar dhe shpejtësia e lartë e njërit prej mjeteve të përfshira, ku dyshohet se bëhet fjalë për automjetin tip Benz. Hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave vijojnë.

Blogerja e njohur Dea Mishel, ish banore e Big Brother i përgjigjet Edi Ramës …

Protestuesit vijojnë rrugëtimin nëpër Tiranë teksa pritet të rimblidhen para Kryeministrisë

Qytetarët kanë nisur marshimin në rrugët e Tiranës

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme