Politika 18 August 2025, 10:37 Nga VNA

Berisha nga SPAK sulmon Dumanin: Altin Troplini amniston bandat e drogës! Mbron Gjeli dhe Balliun: Rama i sulmoi egërsisht

Ndaje në Whatsapp
Berisha nga SPAK sulmon Dumanin: Altin Troplini amniston bandat e drogës!

Sali Berisha u paraqit sërish këtë të hënë në ambientet e SPAK, në zbatim të masës së detyrimit për paraqitje të vendosur nga Gjykata për çështjen e privatizimit të ish-klubit sportiv “Partizani”. Para gazetarëve, Berisha lëshoi akuza të forta ndaj kreut të SPAK, Altin Dumani, të cilin tashmë e quan me ironi “Altin Troplini”, duke e akuzuar si mbrojtës të karteleve të drogës.

Sipas ish-kryeministrit, Dumani po bashkëpunon me krimin e organizuar, duke i informuar krerët e bandave përpara se të lëshohen urdhër-arrestet. Ai përmendi rastin e Elvis Doçit dhe pretendoi se “250 urdhërarreste kombëtare dhe ndërkombëtare nuk janë ekzekutuar”, ndërsa bandat vijojnë të jenë të lira në territorin e Shqipërisë.

“Altin Troplini është shpallur president nderi i kartelit Troplini nga vetë Elvis Doçi, për mbështetjen që i ka dhënë këtij grupi kriminal. Në kohën e Prokurorisë së Krimeve të Rënda ekzekutimi i mandateve të arrestit shkonte deri në 90%, ndërsa sot për bosët e krimit nuk kalon as 10%”, deklaroi Berisha.

Ndërkohë, Berisha doli në mbrojtje të prokurores së Shkodrës, Elsa Gjeli, dhe gjyqtarit Hazbi Balliu, të cilët janë sulmuar ditët e fundit nga kryeministri Edi Rama në kuadër të operacionit për lirimin e hapësirave publike.

“Rama e sulmoi me egërsi prokuroren Gjeli për zbatimin korrekt të raportit të Policisë së Shkodrës dhe më pas iu vërsul gjyqtarit Balliu, i cili zbatoi një vendim të qeverisë për të njohur të drejtën e parablerjes. Dhe askush nga institucionet e drejtësisë nuk i doli në mbrojtje. Heshtje varri,” shtoi ai.

Në deklaratën e tij, Berisha akuzoi gjithashtu KLGJ-në për mbrojtje selektive, duke përmendur rastin e gjyqtares Irena Gjoka, për të cilën tha se ka mashtruar në vetting dhe ka tri vepra penale në ngarkim.

Video

PS dhe PD përplasen në politikë, por te investimet strategjike interesat duket se bashkohen. Qeveria i jep për 1 euro “Omnix Albania” rreth 9 hektarë tokë shtetërore në Gjirin e Lalëzit. Pas kompanisë dalin emra të lidhur me ish-deputeten socialiste Valentina Leskaj, ish-deputetin demokrat Fation Veizaj dhe Shkëlqim Beshirin. Dhe ky nuk është përfitimi i parë i grupimit në zonë. Kush përfiton dhe çfarë fshihet pas investimit?

Check-up nën presion, ndërsa Operatori i Sterilizimit nxiton me tenderin 17,7 milionë euro për kitet dhe reagentët. Për katër nga pesë lotet janë shkurtuar afatet e ofertimit, duke ngritur pikëpyetje për konkurrencën dhe kohën që u lihet kompanive për t’u përgatitur. A do të garantojë nxitimi një garë reale dhe të barabartë?

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme