Politika 18 August 2025, 16:38 Nga VNA

"Timak Defence", partneriteti që sjell privatin në zemër të industrisë ushtarake shqiptare

Ndaje në Whatsapp

"Timak Defence", partneriteti që sjell privatin në

Qeveria shqiptare ka ndërmarrë hapa të tjerë konkretë në drejtim të zhvillimit të industrisë vendase të mbrojtjes, përmes krijimit të një shoqërie të re të përbashkët për prodhimin e armëve dhe mjeteve ushtarake.

Kompania shtetërore e prodhimit ushtarak “KAYO”, në bashkëpunim me subjektin privat “Timak”, kanë themeluar shoqërinë “Timak Defence”. Kjo kompani do të fokusohet në prodhimin dhe përshtatjen e mjeteve motorike të specializuara, si dhe në integrimin e sistemeve të armatimit. Përfshirë armë automatike, sisteme artilerie, pajisje antidron, sisteme të mbrojtjes aktive për automjetet, pajisje për përdorim urban dhe teknologji të tjera të kërkuara nga Forcat e Armatosura të Republikës së Shqipërisë, strukturat e sigurisë, emergjencat civile dhe klientë të tjerë brenda dhe jashtë vendit.

Përveç veprimtarive prodhuese, “Timak Defence” pritet të angazhohet edhe në fushën e kërkimit dhe zhvillimit, si dhe në projekte të përbashkëta në sektorin e mbrojtjes dhe sigurisë. Ajo do të menaxhojë kontrata, grante dhe tenderë si në nivel kombëtar, ashtu edhe ndërkombëtar.

Praktikisht, kjo kompani do të ketë monopolin në furnizimin e institucioneve shtetërore si ushtria, policia, garda dhe emergjencat civile me automjete të specializuara. Aktiviteti i saj do të zhvillohet në ish-uzinën e pjesëve të këmbimit në zonën e Shkozës, në godinën ku më parë ndodhej televizioni “News 24”.

Megjithëse projekti paraqitet si bashkëpunim publik-privat, pesha më e madhe e vendimmarrjes i takon sektorit privat. Kompania “Timak” zotëron 80% të aksioneve, ndërsa “KAYO” vetëm 20%.

"Timak Defence", partneriteti që sjell privatin në

“Timak”, subjekti privat në këtë bashkëpunim, është në pronësi të Arjeta Pucës dhe Ron Yeffet. Ky i fundit një shtetas i lindur në Izrael, por që zotëron edhe nënshtetësi shqiptare. Yeffet është një figurë e njohur për publikun shqiptar, për shkak të lidhjeve të tij të afërta me kryeministrin Edi Rama, me të cilin është parë shpesh në shoqëri.

Në të kaluarën, Yeffet tentoi të hyjë edhe në sektorin e aviacionit, si një nga themeluesit e “Air Albania”. Ai bleu 23% të aksioneve të kompanisë mëmë MDN, por u tërhoq nga projekti vetëm një muaj më vonë.

"Timak Defence", partneriteti që sjell privatin në

"Timak Defence", partneriteti që sjell privatin në

Video

Punojmë 8 orë në shtet…pastaj të gjithë te Spitali Amerikan

Pas përfundimit të protestës para Kryeministrisë, qytetarët kanë nisur marshimin në rrugët kryesore të Tiranës.

Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky zhvilloi takimin e tij të parë me kryeministrin e ri të Britanisë së Madhe në bordin e aeroplanmbajtëses HMS Queen Elizabeth, në bazën detare të Portsmouthit. Gjatë bisedës, kryeministri britanik rikonfirmoi mbështetjen për Ukrainën, ndërsa Zelensky ftoi kryeministrin të vizitojë vendin e tij.

Të paktën dy persona humbën jetën pasi një automjet u godit nga një sulm ajror në Deir al-Balah, në qendër të Rripit të Gazës. Sipas raportimeve, sulmi u krye nga forcat izraelite, ndërsa viktimat ishin dy zyrtarë të sigurisë së Hamasit. Ushtria izraelite konfirmoi se kishte në shënjestër një militant të Hamasit.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme