Politika 15 August 2025, 13:11 Nga VNA

Departamenti i Shtetit: Media në Shqipëri e kapur nga politika dhe krimi

Ndaje në Whatsapp
Departamenti i Shtetit: Media në Shqipëri e kapur nga politika dhe

Një raport i fundit i Departamentit të Shtetit ka hedhur dritë mbi një realitet të errët të medias shqiptare, ku politika, biznesi dhe krimi i organizuar gërshetohen në mënyrë shqetësuese për të ndikuar mbi informacionin që i shërbehet publikut.

Sipas raportit, ka pasur raste të besueshme ku përfaqësues të lartë të mediave kanë shantazhuar biznese, duke i kërcënuar me pasqyrim negativ nëse nuk plotësonin kërkesa të caktuara. Presioni politik, korrupsioni dhe mungesa e fondeve po shtrëngojnë gjithnjë e më shumë pavarësinë e mediave të shkruara, ndërsa gazetarët detyrohen të ushtrojnë autocensurë për të mbrojtur veten dhe vendin e punës.

Raporti thekson se shumë media reflektojnë më tepër përkatësinë politike të pronarëve sesa standardet e pavarësisë dhe profesionalizmit. Politikanët shfrytëzojnë mediat e konsoliduara për të përhapur informacione të rreme kundër rivalëve dhe kritikëve, duke e kthyer hapësirën mediatike në një mjet të propagandës dhe luftës politike.

Gazetarët që guxojnë të raportojnë mbi korrupsionin ose abuzimet e pushtetit përballen me kërcënime të drejtpërdrejta, komunikime shantazhuese dhe fushata publike shpifjeje. Për më tepër, raporti zbulon se qeveria, partitë politike dhe grupet kriminale kanë lidhje të drejtpërdrejta me pronarët e mediave dhe redaktorët e lartë, duke ndikuar drejtpërdrejt mbi përmbajtjen e lajmeve.

https://www.state.gov/reports/2024-country-reports-on-human-rights-practices/albania/

Video

PS dhe PD përplasen në politikë, por te investimet strategjike interesat duket se bashkohen. Qeveria i jep për 1 euro “Omnix Albania” rreth 9 hektarë tokë shtetërore në Gjirin e Lalëzit. Pas kompanisë dalin emra të lidhur me ish-deputeten socialiste Valentina Leskaj, ish-deputetin demokrat Fation Veizaj dhe Shkëlqim Beshirin. Dhe ky nuk është përfitimi i parë i grupimit në zonë. Kush përfiton dhe çfarë fshihet pas investimit?

Check-up nën presion, ndërsa Operatori i Sterilizimit nxiton me tenderin 17,7 milionë euro për kitet dhe reagentët. Për katër nga pesë lotet janë shkurtuar afatet e ofertimit, duke ngritur pikëpyetje për konkurrencën dhe kohën që u lihet kompanive për t’u përgatitur. A do të garantojë nxitimi një garë reale dhe të barabartë?

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme