Politika 14 August 2025, 20:08 Nga VNA

Bllokimi i News 24, BE kërkon të mos cënohet puna e gazetarëve

Ndaje në Whatsapp
Bllokimi i News 24, BE kërkon të mos cënohet puna e

Zyra e Bashkimit Europian në Tiranë, në një reagim publik, kërkon nga autoritetet që të mos ndërmarrin veprime që cenojnë mundësinë e gazetarëve për të ushtruar lirinë e tyre. BE bëri thirrje për ndjekjen e procedurave ligjore.

Zyra e Bashkimit Europian në Tiranë reagoi të mërkurën për bllokimin e punës së televizionit News24, pas kalimit të godinës ku ky televizion funksiononte në pronësi të një kompanie publike. Duke kërkuar ndjekjen e procedurave ligjore, Zyra e BE-së në Tiranë theksoi në një deklaratë të shkurtër publike se nuk duhet të ndërmerren veprime që cenojnë mundësinë e gazetarëve për të ushtruar lirinë e tyre.

“Në këtë kontekst, është e rëndësishme që çdo veprim i ndërmarrë të mos cenojë mundësinë e gazetarëve për të ushtruar lirinë e tyre në përcjelljen e informacionit dhe për të ruajtur konfidencialitetin e burimeve të tyre,” thuhet në reagimin e BE-së.

Zyra e BE-së bëri me dije se po e ndjek nga afër situatën dhe kërkoi zgjidhje ligjore, ndërsa rikujtoi se liria e gazetarëve është kritike për garantimin e shtetit të së drejtës. “Këto janë aspekte thelbësore të lirisë dhe pluralizmit të medias, që janë kritike për garantimin e shtetit të së drejtës,” thuhet në deklaratë.

Reagimi vjen pesë ditë pasi policia dhe ushtria ndaluan gazetarët e Focus Media Group të hynin në mjediset e televizionit. Transmetimi i televizionit News24 u ndërpre në orët e para të 9 gushtit, pasi Policia e Shtetit rrethoi ndërtesën ku ushtronin aktivitetin këto media, ndërpreu furnizimin me energji elektrike dhe pengoi qasjen e gazetarëve dhe stafit në ambientet e tyre të punës.

Veprimi i policisë buron nga një mosmarrëveshje më e gjerë pronësie midis Ministrisë së Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit (MEKI) dhe Focus Media Group mbi qiratë dhe procedurat. Sipas autoriteteve, për njërën prej godinave në ish-Uzinën e Autotraktorëve në Shkozë kontrata e qirasë është ndërprerë që prej vitit 2022 dhe Focus Media Group i ka humbur gjyqet, ndërsa për godinën ku ndodhej aktualisht redaksia, MEKI pretendon se kishte detyrime qiraje të papaguara.

Veprimet e autoriteteve janë dënuar më herët nga organizatat për lirinë e mediave në vend dhe ato ndërkombëtare. Ndërkohë, një vendim i Gjykatës së Tiranës më 12 gusht urdhëroi autoritetet t’u kthenin gazetarëve materialet që u transportuan në rezervat shtetërore pas bllokimit të godinës. Gjykata i cilësoi masat e marra joproporcionale dhe kërkoi të mos pengohej puna e gazetarëve.

“Në këtë drejtim, gjykata e konsideron ndërhyrjen dhe kufizimin e gazetarëve dhe të drejtave të tyre jo në proporcion me gjendjen që shkaktoi këtë kufizim dhe nevojën për të ndërhyrë,” theksohet në vendimin e Gjykatës së Tiranës./BIRN/                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                         

 

Video

PS dhe PD përplasen në politikë, por te investimet strategjike interesat duket se bashkohen. Qeveria i jep për 1 euro “Omnix Albania” rreth 9 hektarë tokë shtetërore në Gjirin e Lalëzit. Pas kompanisë dalin emra të lidhur me ish-deputeten socialiste Valentina Leskaj, ish-deputetin demokrat Fation Veizaj dhe Shkëlqim Beshirin. Dhe ky nuk është përfitimi i parë i grupimit në zonë. Kush përfiton dhe çfarë fshihet pas investimit?

Check-up nën presion, ndërsa Operatori i Sterilizimit nxiton me tenderin 17,7 milionë euro për kitet dhe reagentët. Për katër nga pesë lotet janë shkurtuar afatet e ofertimit, duke ngritur pikëpyetje për konkurrencën dhe kohën që u lihet kompanive për t’u përgatitur. A do të garantojë nxitimi një garë reale dhe të barabartë?

PS dhe PD përplasen në politikë, por te investimet strategjike interesat duket se bashkohen. Qeveria i jep për 1 euro “Omnix Albania” rreth 9 hektarë tokë shtetërore në Gjirin e Lalëzit. Pas kompanisë dalin emra të lidhur me ish-deputeten socialiste Valentina Leskaj, ish-deputetin demokrat Fation Veizaj dhe Shkëlqim Beshirin. Dhe ky nuk është përfitimi i parë i grupimit në zonë. Kush përfiton dhe çfarë fshihet pas investimit?

Check-up nën presion, ndërsa Operatori i Sterilizimit nxiton me tenderin 17,7 milionë euro për kitet dhe reagentët. Për katër nga pesë lotet janë shkurtuar afatet e ofertimit, duke ngritur pikëpyetje për konkurrencën dhe kohën që u lihet kompanive për t’u përgatitur. A do të garantojë nxitimi një garë reale dhe të barabartë?

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme