Politika 14 April 2026, 13:25 Nga VNA

Samiti i Diasporës, juristja shqiptare rrëzon propagandën e qeverisë: Na thërrisni vetëm për numër, ua keni mbyllur dyert profesionistëve

Ndaje në Whatsapp
Samiti i Diasporës, juristja shqiptare rrëzon propagandën e

Samiti i Diasporës i zhvilluar në Tiranë është shoqëruar me kritika në disa prej paneleve, duke rrëtzuar propagandën e zakonshme të qeverisë.

Gjatë punimeve të samitit, përfaqësues të diasporës kanë artikuluar hapur pakënaqësitë e tyre lidhur me mënyrën e organizimit dhe përfshirjen në diskutime. Një ndër zërat më kritikë ishte Eva Baçi, e cila jeton dhe punon në Bolonjë.

Në panelin ku ishin të pranishëm Niko Peleshi dhe Taulant Balla, Baçi ngriti shqetësimin se, megjithë interesin e madh të emigrantëve për t’u rikthyer dhe kontribuar në vend, mungojnë mekanizmat konkretë për përfshirjen e tyre. Sipas saj, aktivitete të tilla shpesh mbeten në nivel deklarativ dhe nuk pasqyrojnë realisht zërin e diasporës.

“Dëshira për t’u kthyer në Shqipëri është shumë e madhe, ndaj marrim pjesë në Samite sepse presim një dritare te hapur nga toka mëmë, për t’u kthyer, që të na hapë derën. Skenari është shkruar shumë bukur, si ai regjisori që shkruan shumë bukur, dëgjojmë narativa, por mungojnë aktorët kryesorë që është Diaspora”, tha ajo.

Baçi theksoi se pjesëmarrësit nga diaspora nuk kanë hapësirën e nevojshme për të shprehur mendimet e tyre, duke argumentuar se ata duhet të konsiderohen “aktorët kryesorë” të samitit, dhe jo thjesht dëgjues të fjalimeve të politikanëve.

“Ky është Samiti i Diasporës. Mendoj se përveç hapjes që fjala duhet t’u jepet ministrit, kryeministrit dhe presidentit, aktorët kryesorë jemi ne. Unë doja që të bëja një diskutim dhe nuk m’u dha e drejta e fjalës. Duhet t’i mbarojmë këto filmat e bukur, që ne vetëm të dëgjojmë”, tha Baçi.

Më tej, ajo nënvizoi se shumë profesionistë shqiptarë jashtë vendit, pavarësisht kualifikimeve të larta, ndihen të papërfaqësuar dhe të pambështetur nga institucionet shqiptare. Sipas saj, diaspora trajtohet shpesh si statistikë, dhe jo si një potencial real për zhvillimin e vendit.

Në fund, ajo adresoi një mesazh të drejtpërdrejtë ndaj klasës politike, duke theksuar nevojën për reflektim mbi raportin me diasporën dhe përfshirjen e saj në proceset zhvillimore të vendit. Sipas saj, ekziston një shkëputje e dukshme mes politikëbërësve dhe realitetit të emigrantëve, çka kërkon ndryshime konkrete në qasjen institucionale.

Video

Vila e fshehur e Belinda Ballukut në Palasë/ SPAK: Arbër Abazi financoi punimet, bashkëjetuesja e tij i mbikëqyrte.

SPAK zbardh emailet për vilën e fshehur të Ballukut/ Punonjësit e Samir Manes ngritën alarmin: Pse prona e Igli Tares po i dorëzohej Lorela Reçit?

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

Deputeti i PD-së, Luan Baçi, paraqitet në SPAK, i shoqëruar nga avokati i tij.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme