Politika 14 April 2026, 09:20 Nga VNA

Zbulohet emaili....vota e të burgosurve sjell përplasje në KQZ, sot bllokohet vendimi

Ndaje në Whatsapp
Zbulohet emaili....vota e të burgosurve sjell përplasje në KQZ,

Në zgjedhjet e ardhshme lokale që priten të mbahen në pranverë, të drejtën e votës e kanë edhe rreth 5000 persona që ndodhen në burgim apo paraburgim.

Ata kanë votuar historikisht në “paqe”, deri në vitin 2023, kur fitorja e PS-së për Bashkinë e Rrogozhinës, u përcaktua nga vota e të burgosurve.

Në atë kohë, PD u ankua dhe Kolegji Zgjedhor i anuloi zgjedhjet, pasi ata që kishin përcaktuar fitoren e PS, në fakt nuk ishin banorë të asaj bashkie, por votues të bashkive të tjera që ishin në Rrogozhinë vetëm se aty ndodhej burgu.

Asokohe, Kolegji Zgjedhor u shpreh se qelia është vendqëndrim, dhe jo vendbanim. Pra, për atë bashki mund të votonin vetëm banorët e saj, dhe jo të burgosur të ardhur nga qytete të tjera.

Tashmë që zgjedhjet po afrojnë, ky debat është aktivizuar përsëri.

Në KQZ, Komisioni Rregullator do të mblidhet dot për të miratuar projekt-vendimin “Për miratimin e rregullave për krijimin e qendrave të posaçme të votimit, hartimin e listës së zgjedhësve dhe krijimin e Komisionit të Qendrës së Votimit për zgjedhjet për organet e vetëqeverisjes vendore”.

Siç ka mësuar VNA, PD, përmes një email-i ka njoftuar kundërshtinë e plotë për aktin, dhe votimi do të dështojë, pasi që të miratohet duhet edhe një votë nga anëtarët e PD në rregullator.

“Shprehim kundërshtimin tonë ndaj thelbit të rregullimeve të propozuara.

Vendimi i Kolegjit Zgjedhor për çështjen e zgjedhjeve në Rrogozhinë ka përcaktuar shprehimisht se institucionet e vuajtjes së dënimit nuk mund të konsiderohen vendbanim për efekte zgjedhore, por vetëm vendqëndrim. Për rrjedhojë, çdo përpjekje për të krijuar një interpretim të ndryshëm apo interpretim “pajtues” përmes akteve nënligjore të KQZ, mund të përbëjë tejkalim të kompetencave dhe ndërhyrje në kompetencat e gjyqësorit.

KQZ nuk ka tagrin të interpretojë, modifikojë apo riformulojë vendime gjyqësore përmes akteve të saj. Vendimet e Kolegjit Zgjedhor janë përfundimtare dhe detyruese për zbatim,”-thuhet në emailin që PD i ka dërguar Komisionit Rregullator, përmes përfaqësuesit Franc Nuri.

Bllokimi i kësaj vendimmarrjeje në KQZ, përmes emrave të PD (Helga Vukaj, Arben Ristani), do të dërgohet në Kolegjin Zgjedhor.

Ngelet për tu parë, nëse Kolegji do i qëndrojë vendimmarrjes së vitit 2023, apo do të vendosë ndryshe, tani që PS ka ndryshuar në parlament edhe ligjin për “gjendjen civile”, i cili saktëson se qela e të burgosurit, është vendbanimi i tij dhe mund të votojë aty ku ka burgun.

Video

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e një personi është regjistruar sot në Kaninë , ku janë përfshirë tre automjete. Si pasojë e përplasjes, automjetet janë përfshirë nga flakët. Nga aksidenti ka humbur jetën shtetasi Flamur Kabello, i cili udhëtonte me automjetin tip BMW. Ndërkohë, në spital janë transportuar drejtuesi i mjetit tip Benz dhe katër shtetas egjiptianë që udhëtonin me të, të cilët po marrin ndihmën mjekësore. Sipas dyshimeve paraprake, aksidenti mund të jetë shkaktuar nga një manovër e gabuar dhe shpejtësia e lartë e njërit prej mjeteve të përfshira, ku dyshohet se bëhet fjalë për automjetin tip Benz. Hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave vijojnë.

Blogerja e njohur Dea Mishel, ish banore e Big Brother i përgjigjet Edi Ramës …

Protestuesit vijojnë rrugëtimin nëpër Tiranë teksa pritet të rimblidhen para Kryeministrisë

Qytetarët kanë nisur marshimin në rrugët e Tiranës

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme