Politika 14 April 2026, 10:46 Nga VNA

"Fund pandëshkueshmërisë" Nga Samiti i Diasporës, Rama: Shqipëria kantier zhvillimi, ftesë për investime

Ndaje në Whatsapp
"Fund pandëshkueshmërisë" Nga Samiti i Diasporës,

Kryeministri Edi Rama u bëri thirrje shqiptarëve që jetojnë jashtë vendit të investojnë në Shqipëri, gjatë fjalës së tij në Samitin e IV tëDiasporës, duke theksuar se vendi është më pranë se kurrë integrimit në Bashkimi Evropian.

Rama krahasoi Shqipërinë e së kaluarës me atë të sotmen, ndërsa theksoi se roli i diasporës është thelbësor për zhvillimin e mëtejshëm.

“Shqipëria nuk mbaron aty ku mbaron territori i saj. Ajo jeton kudo ku jetojmë shqiptarët. Përtej historive tuaja individuale të suksesit, mbajtët të lidhur fillin e padukshëm… Ky fill nuk është nostalgji, por aseti ynë strategjik,” u shpreh Rama.

Kreu i qeverisë e cilësoi diasporën si pjesë të zemrës së jetës kombëtare dhe jo periferi të saj, duke e parë atë si një urë lidhëse mes Shqipërisë dhe botës. Sipas tij, shqiptarët jashtë vendit kanë ndërtuar karriera dhe sipërmarrje të suksesshme, duke fituar respekt në arenën ndërkombëtare.

Rama e përshkroi Shqipërinë si një “kantier të madh transformimesh”, duke pranuar sfidat që shoqërojnë zhvillimin, por duke nënvizuar se progresi është i prekshëm dhe i vazhdueshëm.

“Shqipëria është një kantier i madh që e fton diasporën në investime… ka pluhur, ka pisllëk, ka zhurmë, por mjafton të kthejmë kokën pas për të parë sa larg kemi ardhur,” tha kryeministri.

Në fjalën e tij, ai theksoi gjithashtu se pandëshkueshmëria në Shqipëri i përket së shkuarës, duke deklaruar se sot askush nuk është mbi ligjin dhe se drejtësia është më e pavarur se kurrë.

“Pandëshkueshmëria është mit i së kaluarës… sot Shqipëria është vendi ku askush nuk është mbi ligjin dhe drejtësia është e pavarur siç nuk ka qenë që nga 1912.  Atëherë Shqipërisë i ngelej rregullimit dera e negociatave, sot i kemi çelur të gjithë kapitujt dhe e kemi bërë këtë me një kohë rekord për vetëm 11 muaj sepse njësoj si ju, kur iu mbyllej dera në fytyrë në ato hapat e parë në rrugët e botës dhe kur askush nuk kishte kohë, respekt e besim dhe as vëmendje për t’ju dëgjuar e kuptuar se sa vlenit, por këmbëngulnit dhe pasi shkonit në darkë dhe fshinit lotët nga poshtërimi i ditës riktheheshit në mëngjesit për të këmbëngulur në pritje duke qenë gati për derën kur të hapej dhe Shqipëria këmbënguli dhe ishte gati kur dera u hap.”, tha Rama.

Samiti IV i Diasporës, i cili nisi me një ceremoni zyrtare, mblodhi shqiptarë nga të gjitha kontinentet dhe synon forcimin e bashkëpunimit, promovimin e identitetit kombëtar dhe nxitjen e zhvillimit të vendit.

Video

Vila e fshehur e Belinda Ballukut në Palasë/ SPAK: Arbër Abazi financoi punimet, bashkëjetuesja e tij i mbikëqyrte.

SPAK zbardh emailet për vilën e fshehur të Ballukut/ Punonjësit e Samir Manes ngritën alarmin: Pse prona e Igli Tares po i dorëzohej Lorela Reçit?

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

Deputeti i PD-së, Luan Baçi, paraqitet në SPAK, i shoqëruar nga avokati i tij.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme