Politika 14 April 2026, 08:48 Nga VNA

Shqiptarët e Greqisë “prishin” festën e Ramës me Samitin e Diasporës: Problemet tona nuk zgjidhen me foto

Ndaje në Whatsapp

Ndërsa kryeministri Edi Rama ka hapur sot në Tiranë Samitin e IV-të të Diasporës me nota festive, një zë i fortë kundërshtues vjen nga Greqia. Komuniteti Shqiptar i Selanikut (KSHS), përmes një njoftimi zyrtar, ka deklaruar mospjesëmarrjen, duke e cilësuar aktivitetin si një fasadë që injoron hallet reale.

Sipas drejtuesve të këtij komuniteti, koha e ceremonive ka perënduar, pasi nevoja për veprime konkrete është emergjente. Ata godasin drejtpërdrejt mungesën e substancës në organizimet e qeverisë shqiptare, duke deklaruar:

“Ne mendojmë se Diaspora shqiptare nuk ka më shumë nevojë për samite ceremoniale, se sa për përfaqësim të vërtetë, për dëgjim dhe për zgjidhje reale të problemeve të saj."

Kjo kërkesë për seriozitet buron nga vështirësitë e përditshme që hasin emigrantët, të cilat, sipas letrës, mbeten jashtë vëmendjes së fjalimeve të bukura në Tiranë. Për të ilustruar këtë shkëputje, KSHS liston konkretisht pengesat që hasin:

“Shqiptarët në Greqi, si edhe në shumë vende të tjera përballen çdo ditë me sfida të mëdha: dokumentacioni, punësimi, integrimi social, të drejtat, pensionet, arsimi i fëmijëve."

Pikërisht ky hendek mes premtimeve dhe realitetit e shtyn komunitetin të refuzojë pjesëmarrjen, duke insistuar se zgjidhjet nuk vijnë nga ekrani, por nga puna në terren. Ata theksojnë prerazi se:

"Këto nuk zgjidhen me fjalime dhe foto zyrtare, por me politika serioze dhe angazhim të drejtpërdrejtë."

Revolta e tyre kulmon me akuzën për manipulim të përfaqësimit, ku zërat autentikë të emigracionit zëvendësohen me figura që nuk e njohin jetën jashtë kufijve. Me një ton të ashpër që vë në pikëpyetje moralitetin e organizimit, KSHS pyet:

“Kush është përgjegjës për përjashtimin e zërave që punojnë për Komunitetin dhe në vend të tyre flasin në Samit persona që nuk kanë asnjë lidhje me Diasporën? Më shumë se denigrim, ky është një provokim."

Në përmbyllje, letra shërben si një thirrje për të ndryshuar statusin e emigrantit nga një mjet propagande në një aktor me të drejta të plota. Qëndrimi i tyre është i palëkundur:

"Ne besojmë se diaspora duhet të jetë partnere reale, jo dekor në aktivitete formale."

 Ky dokument i KSHS vjen në një moment kritik, duke hedhur hije dyshimi mbi legjitimitetin e përfaqësimit në Samitin e sotëm dhe duke shpërfaqur krizën e besimit mes emigrantëve në Greqi dhe institucioneve në Shqipëri.

Shqiptarët e Greqisë “prishin” festën e Ramës me

Video

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e një personi është regjistruar sot në Kaninë , ku janë përfshirë tre automjete. Si pasojë e përplasjes, automjetet janë përfshirë nga flakët. Nga aksidenti ka humbur jetën shtetasi Flamur Kabello, i cili udhëtonte me automjetin tip BMW. Ndërkohë, në spital janë transportuar drejtuesi i mjetit tip Benz dhe katër shtetas egjiptianë që udhëtonin me të, të cilët po marrin ndihmën mjekësore. Sipas dyshimeve paraprake, aksidenti mund të jetë shkaktuar nga një manovër e gabuar dhe shpejtësia e lartë e njërit prej mjeteve të përfshira, ku dyshohet se bëhet fjalë për automjetin tip Benz. Hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave vijojnë.

Blogerja e njohur Dea Mishel, ish banore e Big Brother i përgjigjet Edi Ramës …

Protestuesit vijojnë rrugëtimin nëpër Tiranë teksa pritet të rimblidhen para Kryeministrisë

Qytetarët kanë nisur marshimin në rrugët e Tiranës

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme