Politika 20 January 2026, 16:43 Nga VNA

Rama sulmon Gjykatën Kushtetuese dy ditë para vendimit për Ballukun, me kostumin e “rojtarit të financave”

Ndaje në Whatsapp
Rama sulmon Gjykatën Kushtetuese dy ditë para vendimit për

Dy ditë para vendimit që Gjykata Kushtetuese pritet të marrë për çështjen e zëvendëskryeministres Belinda Balluku, kryeministri ka gjetur një tjetër mënyrë për të ushtruar presion ndaj saj. Këtë herë, me merakun e një shtetari që ruan me fanatizëm financat e shtetit, ai shkruan:

“Sot Gjykata Kushtetuese po zhvillon (fatkeqësisht pa transmetim direkt për shkaqe teknike) farsën më të shëmtuar të imagjinueshme, e cila i është imponuar nga dy shoqata gjyqtarësh, të cilët duan të rrisin rrogat e tyre me gjyq, duke thyer piramidën shtetërore të pagave, ndërkohë që janë kategoria më e lartpaguar në Shqipëri, si rezultat i mbështetjes që kjo shumicë qeverisëse i dha, për hir të Reformës në Drejtësi, pushtetit gjyqësor.

Tani këta duan që në përjetësi t’u jepet e drejta ta rrisin vetë rrogën sa herë rriten pagat e tjera, pra Shqipëria të jetë përgjithmonë i vetmi vend në botë ku gjykatësit paguhen më shumë se çdokush tjetër, duke marrë kompetencat kushtetuese të qeverisë dhe të parlamentit për politikën e pagave. Ky është një skandal logjik, moral, ligjor dhe kushtetues, të cilin uroj që Gjykata Kushtetuese të mos e lejojë kurrësesi të kthehet në një turp kombëtar!

Respekte për SPAK-un që nuk iu bashkua kësaj marrëbabëzie në emër të pavarësisë së gjyqësorit????”

Reagimi i kryeministrit vjen në një moment delikat, kur Gjykata Kushtetuese pritet të shprehet për një çështje që prek drejtpërdrejt qeverinë dhe një nga figurat më të rëndësishme të saj. Gjuha e përdorur, e pazakontë për një kryeministër që i drejtohet një institucioni kushtetues, ngre pikëpyetje serioze mbi kufirin mes opinionit politik dhe presionit publik ndaj një organi që pritet të vendosë mbi ligjshmërinë.

Sulmi frontal ndaj gjyqtarëve, i shoqëruar me etiketime si “farsë”, “turp kombëtar” apo “marrëbabëzi”, ndërsa në të njëjtën kohë SPAK përjashtohet nga kritika dhe përgëzohet publikisht, krijon një ndarje të qartë mes institucioneve “të mira” dhe atyre që, në këtë rast, shpallen problematike.

Në thelb, shqetësimi i shprehur për “piramidën e pagave” dhe financat e shtetit tingëllon selektiv, sidomos kur vjen nga një qeveri që ka miratuar rritje të njëanshme pagash, bonuse dhe skema të veçanta për sektorë të caktuar, sipas interesit politik të momentit.

Në një shtet të së drejtës, Gjykata Kushtetuese pritet të flasë me vendime, jo të përgjigjet ndaj postimeve në rrjete sociale. Por koha e reagimit dhe toni i përdorur nga kryeministri e bëjnë të vështirë të mos lexohet ky qëndrim si një mesazh presioni ndaj një institucioni që pas dy ditësh ka një peshë të madhe për të mbajtur.

Video

Dokumentari “NAZA”, i cili trajton përdorimin e inteligjencës artificiale nga ushtria izraelite gjatë sulmeve në Gaza, u prit me 25 minuta duartrokitje në këmbë në Festivalin e Filmit në Venecia, më 10 shtator. Publiku brohoriti dhe valëviti flamuj palestinezë gjatë shfaqjes së filmit. I realizuar nga gazetarët izraelitë Yuval Abraham dhe Rachel Szor, dokumentari e merr titullin nga një term ushtarak izraelit që, sipas autorëve, lidhet me numrin e viktimave civile të parashikuara dhe të konsideruara të pranueshme përpara një sulmi. I xhiruar gjatë natës në tarracat e ndërtesave të Tel Avivit, filmi pretendon se zbulon sistemet teknologjike që qëndrojnë pas përzgjedhjes së objektivave palestineze në Gaza. Në të përfshihen intervista me oficerë të inteligjencës izraelite, të cilët tregojnë se si sistemet e asistuara nga inteligjenca artificiale përpunonin të dhëna të siguruara nga mijëra telefona celularë të hakuar për të identifikuar objektivat. “NAZA” është në garë për çmimin “Luani i Artë”, fituesi i të cilit pritet të shpallet më 12 shtator.

Vila e fshehur e Belinda Ballukut në Palasë/ SPAK: Arbër Abazi financoi punimet, bashkëjetuesja e tij i mbikëqyrte.

SPAK zbardh emailet për vilën e fshehur të Ballukut/ Punonjësit e Samir Manes ngritën alarmin: Pse prona e Igli Tares po i dorëzohej Lorela Reçit?

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme