Politika 20 Janar 2026, 08:09 Nga VNA

Privati nuk i “do” pronat e shtetit, shtyhet afati për Pallatin e Kongreseve

Ndaje në Whatsapp
Privati nuk i “do” pronat e shtetit, shtyhet afati për Pallatin

Korporata Shqiptare e Investimeve shtyu afatin për aplikimet për projektin e Pallatit të Kongreseve nga data 26 janar në 16 shkurt.

Projekti që bën pjesë në nismën e qeverisë për të zhvilluar me privatin disa prona shtetërore kërkon të tërheqë pranë vetes investitorë që pas paraqitjes së projektit dhe shpalljes fitues të garantojnë edhe financiarisht zhvillimin e tij ndërkohë që shteti të marrë pas pjesën takuese.

Lidhur me pallatin e Kongreseve gara parashikohet të ketë dy faza ndërkohë që kushti i bazë për ofertat është që të ofrojnë jo më pak se 45 për qind të sipërfaqes totale të zhvillimit të objektit multifunksional në pronën e Korporatës pranë Pallatit të Kongreseve, Tiranë. Sipas Korporatës për objektin multifunksional në pronën e saj pranë Pallatit të Kongreseve, sipërfaqja maksimale për t’u projektuar dhe zhvilluar është 50,000 metra katrorë.

“Ky konkurrim përfshin konkursin e projektimit për dy objekte të ndryshme: Rivitalizimi i Pallatit të Kongreseve dhe objektin multifunksional (pranë Pallatit të Kongreseve). Së bashku, këto dy objekte përfaqësojnë një mundësi unike për të krijuar vepra arkitekturore me vlerë të lartë shoqërore dhe rëndësi urbane, duke përforcuar rolin e Tiranës si një qytet i kujdesit, inovacionit dhe rritjes” thuhet në dokumentet e procedurës.

Sipas Korporatës përveç ndërhyrjes tek Pallati i Kongreseve objektivi i dytë i projektimit është ndërtimi i një godine të re me përdorim të përzier, në pronën për sipërmarrje, në kufi me Pallatin e Kongreseve.

“Dy strukturat duhet të funksionojnë në mënyrë të pavarur, secila me identitetin dhe qëllimin e vet të veçantë, por duke ruajtur harmoni si në aspektin arkitektonik ashtu edhe në atë funksional. Ky zhvillim i ri duhet të pasurojë zonën përreth dhe të shërbejë si një qendër e re, e gjallë, e shumëllojshme dhe dinamike brenda kryeqytetit të Tiranës” thuhet në dokument.

Pse zhvillimi me privatin nuk ka pasur sukses

Deri më tani qeveria ka tentuar disa herë të hyjë në partneritete me privatin për të zhvilluar pronën shtetërore por finalizimi i kontratave ka qenë modës në raport me numrin e procedurave të çelura.

Void Tower që parashikonte ndërtimin e një objekti shumëkatësh në Bulevardin “Zhan d‘Ark në këmbim të ndërtimit të kompleksit Governativ dështoi gjatë negociatave me fituesin e parë dhe kaloi tek kompania e dytë.

Lift Tower një projekt që përfshin një shumëkatësh tek Inxhinieria e Ndërtimit nuk u finalizua asnjëherë me sukses pavarësisht shpalljes disa herë.

Po kështu janë një seri procedurash të tjera që mbeten pezull si stadiumet ne disa qytete apo projekte te veçantë te lidhura me institucione si Biblioteka e re. Nën zë kompanitë që kanë shfaqur interes dhe janë tërhequr në disa prej garave duket se shohin si problem qasjen për sipërfaqen minimale që kërkon Korporata që është mbi 45 për qind ndërkohë që risku i financimit dhe gjithë elementët e tjerë i lihen zhvilluesit. / Monitor

Video

Presidenti rus Vladimir Putin mori pjesë në festimet për Ditën e Epifanisë Ortodokse më 19 janar, një ditë që përkujton pagëzimin e Jezusit në lumin Jordan. Sipas traditës ortodokse ruse, besimtarët duhet të zhytën tre herë nën ujë, duke simbolizuar Trinisë së Shenjtë. Festimet u zhvilluan në ambiente të hapura me temperatura të ulëta, ku presidenti mori pjesë në ceremoninë fetare si pjesë e përkujtimit të kësaj dite të shenjtë. Dita e Epifanisë është një nga ngjarjet më të rëndësishme të kalendarit ortodoks, duke pasqyruar traditat dhe ritualet që praktikohen gjerësisht nga besimtarët rusë.

Spanja ka shpallur tre ditë zie kombëtare pas një aksidenti tragjik hekurudhor në jug të vendit, ku të paktën 39 persona kanë humbur jetën dhe dhjetëra të tjerë janë plagosur në përplasjen midis dy trenave me shpejtësi të lartë pranë Adamuzit në provincën e Kordobës.  Aksidenti ndodhi të dielën mbrëma kur një tren që udhëtonte nga Málaga drejt Madridit doli nga shinat dhe u përplas me një tren tjetër që po lëvizte nga Madrid në Huelva. Përplasja shkaktoi daljen nga shinat të disa vagonëve, ç’ka rezultoi në një ndër aksidentet më të rënda hekurudhore në Spanjë në dekadat e fundit.  Autoritetet raportojnë se shumë nga të plagosurit janë në spital, përfshirë disa në gjendje kritike, ndërsa ekipet e emergjencës vazhdojnë operacionet e shpëtimit dhe identifikimin e viktimave. 

Pas fitores historike të Senegalit në Africa Cup of Nations, ku ata mundën Marokun 1–0 në finalen e turneut me golin vendimtar të Pape Gueye, rrugët e lagjes Barbès në Paris u mbushën me festime dhe gëzim. Banorët dhe tifozët senegalez u mblodhën në rrugë, duke brohoritur, vallëzuar dhe ndezur fishekzjarrë për të shprehur krenarinë dhe entuziazmin e tyre.

Shqipëria 2026, ikin dritat në stadium, ndërpritet ndeshja Dinamo -Vllaznia Kjo është Shqipëria 2026. Në stadiumin "Air Albania" në Tiranë kanë ikur dritat, duke shkaktuar ndërprerjen e ndeshjes Dinamo- Vllaznia. Prej më shumë se 15 minutash, stadiumi ndodhet në errësirë, ndërkohë që pjesa e dytë e ndeshjes duhet të niste në 20:30, por dritat vijojnë akoma të fikura. Ndërkohë, lidhur me situatën në stadium, nuk është dhënë asnjë informacion dhe nuk dihet se kur mundë të vazhdojë ndeshja.

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme