Politika 19 January 2026, 20:18 Nga VNA

Berisha përshkallëzon thirrjen për protestën e 24 janarit: “Ta bëjmë natën ditë, të trokasim në çdo derë”

Ndaje në Whatsapp
Berisha përshkallëzon thirrjen për protestën e 24 janarit:

Për herë të tretë brenda së njëjtës ditë, kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka përsëritur thirrjen për mobilizim qytetar në protestën kombëtare të 24 janarit.

Këtë herë, mesazhi u përcoll pas bllokimit të foltores së Kuvendit nga deputetët demokratë, të cilët më pas, nën drejtimin e Berishës, u zhvendosën për të mbajtur fjalime në një foltore të improvizuar përpara Kryeministrisë.

Gjatë fjalës së tij, Berisha u bëri thirrje mbështetësve dhe qytetarëve që gjatë gjithë javës të angazhohen maksimalisht për protestën, duke kërkuar një mobilizim derë më derë në Tiranë dhe në gjithë vendin.

“Le ta bëjmë natën ditë këtë javë, të trokasim në çdo votër, në çdo derë, në çdo zemër në Tiranë dhe kudo”, deklaroi Berisha, duke e cilësuar protestën e 24 janarit si vendimtare për të ardhmen e vendit.

Kreu i PD-së akuzoi ashpër kryeministrin Edi Rama dhe qeverinë e tij për vjedhje dhe abuzim me pasuritë publike, duke përdorur një gjuhë të ashpër politike. Sipas tij, qeveritarët janë pasuruar në kurriz të qytetarëve dhe taksave të tyre.

“Edi Rama është një narko-diktator i cili vjedh shqiptarët nga mëngjesi gjer në darkë. Qeveritarët e tij janë shushunja të vërteta që depozitojnë pasuri përrallore nga taksat e qytetarëve dhe pasuritë publike”, u shpreh Berisha.

Ai theksoi se, sipas tij, vendi nuk mund të ketë kushtetutë dhe shtet ligjor pa fitoren e opozitës dhe një reagim të fortë qytetar, duke e cilësuar protestën si “kryengritje paqësore”.

“Është jetike, është vendimtare t’i përmbysim këta kriminelë dhe t’i çojmë përpara ligjit. Shqipëria nuk do ketë kurrë Kushtetutë dhe ligj pa triumfin e opozitës, pa triumfin e qytetarëve”, tha ai.

Në mbyllje të fjalës së tij, Berisha u bëri thirrje qytetarëve që sheshet dhe rrugët e kryeqytetit të mbushen, duke e përshkruar protestën si një përballje mes regjimit dhe qytetarëve.

Video

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

Deputeti i PD-së, Luan Baçi, paraqitet në SPAK, i shoqëruar nga avokati i tij.

Partia ime më shkarkoi…

Qielli i Nju Jorkut u ndriçua nga rreth 3 mijë dronë gjatë një prove spektakolare për ceremoninë përkujtimore që do të shënojë 25-vjetorin e sulmeve terroriste të 11 Shtatorit në vitin 2026. Dronët u ngritën mbi qytet dhe krijuan një shfaqje të koordinuar drite, si pjesë e përgatitjeve për një homazh që synon të nderojë viktimat e sulmeve të 11 Shtatorit 2001.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme