Politika 20 January 2026, 09:52 Nga VNA

Errësirë në zemër të shëndetësisë / QSUT pa energji në Reanimacion e Imazheri, ministrja Evis Sala hesht për përgjegjësitë

Ndaje në Whatsapp
Errësirë në zemër të shëndetësisë / QSUT

Qendra Spitalore Universitare Nënë Tereza është përballur me një tjetër ndërprerje të rrezikshme të energjisë elektrike, këtë herë në godinën ku funksionojnë Reanimacioni Qendror, Shërbimi i Imazherisë dhe Spitali Ditor. Sipas burimeve brenda spitalit, ndërprerja zgjati për disa minuta, duke shkaktuar kaos, panik dhe frikë te pacientët, stafet mjekësore dhe familjarët.

Ende nuk ka një informacion zyrtar dhe të saktë për kohëzgjatjen e ndërprerjes, por mjekët janë të prerë: në këto shërbime edhe sekondat janë jetike. Ndërprerja ka prekur vetëm këtë godinë, ku më parë funksiononte ish-Urgjenca, ndërsa pjesa tjetër e QSUT-së nuk ka pasur probleme me furnizimin me energji.

Burime mjekësore bëjnë me dije se kjo nuk është hera e parë që ndodhin ndërprerje të tilla në QSUT. Problemet me energjinë elektrike përsëriten shpesh, duke ekspozuar një dobësi serioze infrastrukturore në institucionin më të madh shëndetësor në vend.

Situata është përshkruar si alarmante edhe nga familjarët e pacientëve, të cilët tregojnë se në momente kritike kanë shoqëruar të afërmit e tyre me dritat e celularëve, në korridore ku duhet të funksionojnë pajisje jetike dhe sisteme sigurie të pandërprera.

Ndërkohë, Evis Sala, ministrja e Shëndetësisë, është mjaftuar me një postim në rrjetet sociale, pa një reagim zyrtar të detajuar, pa sqarime teknike dhe pa asnjë njoftim për masa konkrete apo përgjegjësi institucionale. Një reagim minimalist përballë një situate që, sipas mjekëve dhe dëshmitarëve, ka rrezikuar drejtpërdrejt jetën e pacientëve.

Heshtja institucionale dhe trajtimi i ndërprerjeve të energjisë si incidente të zakonshme në një strukturë ku jeta varet nga rryma elektrike, e zhveshin këtë ngjarje nga çdo justifikim teknik dhe e kthejnë në problem serioz sigurie shëndetësore. Pyetja që mbetet pa përgjigje është e thjeshtë: sa herë duhet të fiket drita në Reanimacion që dikush të mbajë përgjegjësi?

Video

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

Deputeti i PD-së, Luan Baçi, paraqitet në SPAK, i shoqëruar nga avokati i tij.

Partia ime më shkarkoi…

Qielli i Nju Jorkut u ndriçua nga rreth 3 mijë dronë gjatë një prove spektakolare për ceremoninë përkujtimore që do të shënojë 25-vjetorin e sulmeve terroriste të 11 Shtatorit në vitin 2026. Dronët u ngritën mbi qytet dhe krijuan një shfaqje të koordinuar drite, si pjesë e përgatitjeve për një homazh që synon të nderojë viktimat e sulmeve të 11 Shtatorit 2001.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme