Politika 20 Janar 2026, 16:09 Nga VNA

Rezultoi e dënuar në Greqi, Gazment Bardhi kërkesë kreut të SPAK: “Përshpejto hetimet për gjyqtaren e Posaçme Irena Gjoka“

Ndaje në Whatsapp
Rezultoi e dënuar në Greqi, Gazment Bardhi kërkesë kreut

Kreu i Grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi, i kërkon SPAK të përshpejtojë hetimet për gjyqtaren e Posaçme Irena Gjoka, e cila sipas verifikimeve të thelluara të Prokurorisë së Përgjithshme ka rezultuar e dënuar në Greqi, rekord të cilin nuk e ka deklaruar në formularin e dekriminalizimit.
“Është e pashpjegueshme sesi ende sot Prokuroria e Posaçme zvarrit hetimin për këtë rast, duke vijuar devijimin nga parimi i barazisë përpara ligjit dhe duke lejuar vijimin e gjendjes së paligjshmërisë në sistemin gjyqësor. Në këtë kuptim, në emër të deputetëve të opozitës në Kuvendin e Shqipërisë, shprehim shqetësimin e thellë për mosveprimin në kohë të Prokurorisë së Posaçme, që po sjell pasoja të rënda dhe të parikuperueshme në sistemin gjyqësor”, shkruan Bardhi në kërkesën drejtuar kreut të ri të SPAK, Klodian Brahos.

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, i është drejtuar zyrtarisht Prokurorisë së Posaçme me një letër të gjatë dhe argumentuese, ku shpreh shqetësimin e opozitës për zvarritjen e hetimit ndaj gjyqtares së Gjykatës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, Irena Gjoka.

Në letër, Bardhi i referohet nenit 18 të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, i cili sanksionon se “të gjithë janë të barabartë para ligjit”, duke theksuar se mosveprimi i SPAK në këtë rast përbën një devijim serioz nga ky parim themelor kushtetues dhe krijon një precedent të rrezikshëm në sistemin e drejtësisë.

Sipas dokumenteve të publikuara prej kohësh në media, Irena Gjoka ka qenë e dëbuar dy herë nga Greqia dhe e dënuar nga një gjykatë penale greke për veprën penale të falsifikimit të dokumenteve. Konkretisht, bëhet fjalë për një urdhër dëbimi të datës 24 dhjetor 2002 për tentativë hyrjeje në territorin grek me vizë të falsifikuar, një urdhër të dytë dëbimi të datës 13 shkurt 2003, si dhe një vendim penal të Gjykatës së Shkallës së Parë të Janinës, të datës 7 korrik 2005, që e dënon me tre muaj burgim dhe 1 500 euro gjobë, dënim i konvertuar më pas në gjobë, duke urdhëruar edhe shkatërrimin e pasaportës së sekuestruar që përmbante vizën e falsifikuar.

Në letër theksohet se këto fakte nuk janë deklaruar nga znj. Gjoka pranë autoriteteve shqiptare, as në formularët e vetëdeklarimit të parashikuar nga ligji i dekriminalizimit, ndonëse një detyrim i tillë ligjor do të çonte në përfundimin e mandatit të saj si gjyqtare. Mosdeklarimi i këtyre të dhënave, sipas opozitës, përbën jo vetëm shkak për papajtueshmëri me funksionin kushtetues të gjyqtares, por edhe një vepër penale më vete.

Bardhi i referohet edhe deklaratës publike të Prokurorit të Përgjithshëm të datës 20 janar 2026, ku konfirmohet se dokumentet e publikuara në media janë autentike dhe se procesi i verifikimit të thelluar për deklarimet e bëra nga Irena Gjoka është përfunduar, me rezultatet që i janë përcjellë Këshillit të Lartë Gjyqësor. Sipas opozitës, ky konfirmim zyrtar e vendos gjyqtaren në kushtet e papajtueshmërisë me funksionin kushtetues, në kuptim të Kushtetutës dhe ligjeve përkatëse, ndërkohë që Prokuroria e Posaçme vijon të mos veprojë për përgjegjësinë penale.

Në vijim të letrës, Bardhi thekson se lejimi i vijimit të ushtrimit të funksionit nga një gjyqtare që ndodhet në kushtet e papajtueshmërisë cenon parimin kushtetues të “gjykatës së caktuar me ligj”, duke vënë në diskutim vlefshmërinë e çdo vendimmarrjeje të saj dhe duke krijuar pasoja të rënda për sistemin e drejtësisë, për besimin e publikut dhe potencialisht edhe për financat e shtetit shqiptar.

Në përfundim, në emër të deputetëve të opozitës në Kuvendin e Shqipërisë, Gazment Bardhi i kërkon Prokurorisë së Posaçme që të veprojë pa vonesa të mëtejshme, me paanësi dhe në respekt të plotë të parimit të barazisë para ligjit, duke paralajmëruar se çdo zvarritje e mëtejshme në përcaktimin e përgjegjësisë penale apo administrative për këtë rast sjell pasoja të rënda dhe të parikuperueshme për interesin publik, për sistemin e drejtësisë dhe për shtetin shqiptar.

Video

Numri i të vdekurve nga përplasja e dy trenave në fshatin kodrinor Adamuz ka arritur në të paktën 41. Një trup i tjetër u gjet brenda rrënojave të trenit të parë, ndërsa disa trupa të tjerë mbeten të bllokuar. Autoritetet paralajmërojnë se numri përfundimtar i viktimave do të konfirmohet vetëm pas largimit të vagonëve nga shinat. Përplasja ndodhi pranë një vargmali në zonën e ullinjve, ku qasja është e vështirë për ekipet e shpëtimit për shkak të rrugës me një korsi. Sipas ekspertëve, një defekt në nyjen hekurudhore mund të jetë shkaku i daljes nga shinat të trenit që shkonte për në Madrid, duke u përplasur me trenin tjetër që vinte nga drejtimi i kundërt.

Pak ditë përpara aksidentit tragjik me 41 viktima në Spanjë, në rrjetet sociale u publikua një video nga një pasagjere, në të cilën evidentoheshin dridhje të pazakonta gjatë udhëtimit me tren, çka tregonte për probleme në infrastrukturën hekurudhore.

Momentet e para të rikthimit të energjisë elektrike mbrëmë në QSUT, pas minutave të errësirës që krijuan ankth dhe pasiguri në godinat ku funksionojnë shërbime jetike.

Lëre oqeanin Evis. Rregullo dritat në QSUT.

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme