Politika 3 October 2025, 09:55 Nga VNA

Presidenti Begaj, “heroi” i dekreteve të firmosura pas këmbënguljes së stafit

Ndaje në Whatsapp
Presidenti Begaj, “heroi” i dekreteve të firmosura pas

Dekreti i Zgjedhjeve të 9 Nëntorit tashmë është publikuar edhe në Fletoren Zyrtare.
Stafi që kujdeset për Begajn i ka marrë masat edhe për këtë detaj. Në fakt, e vetmja risi nga intervista e Begaj, që më shpejt mbaroi sesa filloi, ishte se presidenti paska një ekip që, me diskutime aktive mes tyre, rrinë e bindin numrin 1 të shtetit që të firmosë dekrete.

Përfytyroni pak skenën!

Begaj që rri në krye të tavolinës dhe ekipi që me duar e këmbë i shpjegon se çfarë pune bën Gjykata Kushtetuese, çfarë bën Kryeministri (ndërsa Begaj kujton vetëm se kush është Kryeministri), e pastaj me radhë edhe gjithë të tjerët.
Ndërsa stafi flet, Begaj nis t’i heqë vetes frikën që ka kur duhet të firmosë.
Frika lind me njeriun, por për Begajn kjo frikë duket se është refleks i kushtëzuar nga ndonjë firmë e kaluar që i ka hapur shumë telashe.

Ndërsa stafi beson se po i sqaron Kushtetutën, Begaj merr kohën që i duhet për t’u trimëruar, derisa të thotë: “ma sillni ta firmos”.

Nuk u tregon për frikën e tij, por thjesht i bën të besojnë se po peshon të dyja opsionet, “ta firmos apo mos ta firmos”!
Që për Begajn është sikur të thotë: “të jem a mos jem nesër President”.

Por kësaj radhe Presidenti i kapërceu parashikimet e të gjithëve. Ndërsa kjo ishte një skenë imagjinare mbrëmë, ai ja doli që të bindte edhe publikun se dekretin e firmosi jo si ushtar i bindur i kryeministrit, por sepse e bindi stafi. Me gjasë presidenti paska staf aq të mirë e të zotë, sa arrin ta bindë edhe përkundrejt dëshirave të Edi Ramës.

Dhe ky do të ishte një rekord i ri për Presidentin Begaj, i cili do të mbahet mend gjatë jo për firmosjen e dekretit, por për besnikërinë e pashoqe ndaj çdo vullneti kryeministror. Aq sa kryeson bindshëm një listë presidentësh qesharakë që ka pasur ky vend. Dhe kur e mendon, nuk ka pasur pak…

Video

Check-up nën presion, ndërsa Operatori i Sterilizimit nxiton me tenderin 17,7 milionë euro për kitet dhe reagentët. Për katër nga pesë lotet janë shkurtuar afatet e ofertimit, duke ngritur pikëpyetje për konkurrencën dhe kohën që u lihet kompanive për t’u përgatitur. A do të garantojë nxitimi një garë reale dhe të barabartë?

PS dhe PD përplasen në politikë, por te investimet strategjike interesat duket se bashkohen. Qeveria i jep për 1 euro “Omnix Albania” rreth 9 hektarë tokë shtetërore në Gjirin e Lalëzit. Pas kompanisë dalin emra të lidhur me ish-deputeten socialiste Valentina Leskaj, ish-deputetin demokrat Fation Veizaj dhe Shkëlqim Beshirin. Dhe ky nuk është përfitimi i parë i grupimit në zonë. Kush përfiton dhe çfarë fshihet pas investimit?

Check-up nën presion, ndërsa Operatori i Sterilizimit nxiton me tenderin 17,7 milionë euro për kitet dhe reagentët. Për katër nga pesë lotet janë shkurtuar afatet e ofertimit, duke ngritur pikëpyetje për konkurrencën dhe kohën që u lihet kompanive për t’u përgatitur. A do të garantojë nxitimi një garë reale dhe të barabartë?

Dokumentari “NAZA”, i cili trajton përdorimin e inteligjencës artificiale nga ushtria izraelite gjatë sulmeve në Gaza, u prit me 25 minuta duartrokitje në këmbë në Festivalin e Filmit në Venecia, më 10 shtator. Publiku brohoriti dhe valëviti flamuj palestinezë gjatë shfaqjes së filmit. I realizuar nga gazetarët izraelitë Yuval Abraham dhe Rachel Szor, dokumentari e merr titullin nga një term ushtarak izraelit që, sipas autorëve, lidhet me numrin e viktimave civile të parashikuara dhe të konsideruara të pranueshme përpara një sulmi. I xhiruar gjatë natës në tarracat e ndërtesave të Tel Avivit, filmi pretendon se zbulon sistemet teknologjike që qëndrojnë pas përzgjedhjes së objektivave palestineze në Gaza. Në të përfshihen intervista me oficerë të inteligjencës izraelite, të cilët tregojnë se si sistemet e asistuara nga inteligjenca artificiale përpunonin të dhëna të siguruara nga mijëra telefona celularë të hakuar për të identifikuar objektivat. “NAZA” është në garë për çmimin “Luani i Artë”, fituesi i të cilit pritet të shpallet më 12 shtator.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme