Politika 2 October 2025, 21:21 Nga VNA

Lapaj: “Nuk do të bëjmë marrëveshje me partitë opozitare, përveç se për kandidaten Edlira Çepani”

Ndaje në Whatsapp
Lapaj: “Nuk do të bëjmë marrëveshje me partitë

Adriatik Lapaj ka dalë kundër marrëveshjes mes partive opozitare për të propozuar një kandidat të përbashkët në zgjedhjet e parakohshme për 6 bashkitë.

Lapaj deklaroi se partia e tij është e gatshme të mbështesë një kandidat të pavarur, ose nëse nuk arrihet kjo, do të garojë me një emër nga partia e tij

“Nuk do dal kundër për parim. Nuk dua të jem ai që prish festë. Mënyra se si po procedohet nuk është e duhur. Jemi duke folur për qytetin më të madh në vend. E vërteta është se vihet në këtë pikë sepse sistemi ka penguar prodhimin e elitave. Për të arritur në një kandidat të tillë nuk arrihet për të ulur dy herë Adriatikun në tavolinë apo dikë tjetër. A doni të dini si bashkohemi në këtë histori? Nuk jam shprehur se kemi pritur që dikush të dalë dhe të deklarojë që të kandidojë si i pavarur dhe të kërkoj mbështetjen e kësaj partie apo asaj. Unë nuk mund të jem hipokrit. Jemi të hapur për të mbështetur një kandidat të pavarur. Por ne për të hyrë në një marrëveshje partiake me parti të tjera nuk do të ndodh”,-tha Lapaj.

Ai komentoi gjithashtu një nga emrat e mundshëm për të kandiduar si përfaqësuese e opozitës, Edlira Cepanin, e cila ka qenë një nga themelueset e partisë “Shqipëria Behet”.

Lapaj dhe pse u shpreh kundër bashkimit me partitë opozitare theksoi se emrin që do të mbështeste nga marrëveshja e opozitës do të ishte vetëm ai i Çepanit.

Video

Check-up nën presion, ndërsa Operatori i Sterilizimit nxiton me tenderin 17,7 milionë euro për kitet dhe reagentët. Për katër nga pesë lotet janë shkurtuar afatet e ofertimit, duke ngritur pikëpyetje për konkurrencën dhe kohën që u lihet kompanive për t’u përgatitur. A do të garantojë nxitimi një garë reale dhe të barabartë?

PS dhe PD përplasen në politikë, por te investimet strategjike interesat duket se bashkohen. Qeveria i jep për 1 euro “Omnix Albania” rreth 9 hektarë tokë shtetërore në Gjirin e Lalëzit. Pas kompanisë dalin emra të lidhur me ish-deputeten socialiste Valentina Leskaj, ish-deputetin demokrat Fation Veizaj dhe Shkëlqim Beshirin. Dhe ky nuk është përfitimi i parë i grupimit në zonë. Kush përfiton dhe çfarë fshihet pas investimit?

Check-up nën presion, ndërsa Operatori i Sterilizimit nxiton me tenderin 17,7 milionë euro për kitet dhe reagentët. Për katër nga pesë lotet janë shkurtuar afatet e ofertimit, duke ngritur pikëpyetje për konkurrencën dhe kohën që u lihet kompanive për t’u përgatitur. A do të garantojë nxitimi një garë reale dhe të barabartë?

Dokumentari “NAZA”, i cili trajton përdorimin e inteligjencës artificiale nga ushtria izraelite gjatë sulmeve në Gaza, u prit me 25 minuta duartrokitje në këmbë në Festivalin e Filmit në Venecia, më 10 shtator. Publiku brohoriti dhe valëviti flamuj palestinezë gjatë shfaqjes së filmit. I realizuar nga gazetarët izraelitë Yuval Abraham dhe Rachel Szor, dokumentari e merr titullin nga një term ushtarak izraelit që, sipas autorëve, lidhet me numrin e viktimave civile të parashikuara dhe të konsideruara të pranueshme përpara një sulmi. I xhiruar gjatë natës në tarracat e ndërtesave të Tel Avivit, filmi pretendon se zbulon sistemet teknologjike që qëndrojnë pas përzgjedhjes së objektivave palestineze në Gaza. Në të përfshihen intervista me oficerë të inteligjencës izraelite, të cilët tregojnë se si sistemet e asistuara nga inteligjenca artificiale përpunonin të dhëna të siguruara nga mijëra telefona celularë të hakuar për të identifikuar objektivat. “NAZA” është në garë për çmimin “Luani i Artë”, fituesi i të cilit pritet të shpallet më 12 shtator.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme