Politika 2 October 2025, 16:13 Nga VNA

Veliaj çon në Kushtetuese edhe dekretin për zgjedhjet të Bajram Begajt: Mbroni demokracinë

Ndaje në Whatsapp
Veliaj çon në Kushtetuese edhe dekretin për zgjedhjet të

Erion Veliaj ka ankimuar në Kushtetuese edhe dekretin e presidentit Bajram Begaj për zgjedhjet lokale të parakohshme të Bashkisë Tiranë më 9 nëntor. Ai e cilëson dekretin antikushtetues, duke argumentuar se mandati i kryetarit të Bashkisë nuk është personal, por i sovranitetit të qytetarëve të Tiranës.

Veliaj mes të tjerash i kërkon Gjykatës Kushtetuese që të mbrojë demokracinë. Më herët ai kishte ankimuar edhe vendimin e Këshillit të Ministrave dhe Këshillit Bashkiak për shkarkimin e tij si të pambështetur në ligj dh Kushtetutë.

“Dekreti presidencial është contra Constitutionem (antikushtetues). Mandati i Kryetarit të Bashkisë nuk është mandat personal, por shprehje e sovranitetit të qytetarëve të Tiranës. Gjykata Kushtetuese të veprojë me mbrojtjen e menjëhershme të demokracisë përfaqësuese”, thuhet mes të tjerash në këtë ankimim të depozituar në GJK.

Në ankimim shpjegohet edhe moskompetenca e kreut të shtetit për dekretimin, duke e cilësuar “non grata”.

“Dekreti i Presidentit për caktimin e datës së zgjedhjeve në Bashkinë Tiranë është nxjerrë në një moment kur kompetenca kushtetuese e Presidentit nuk kishte lindur ende. Neni 115 i Kushtetutës nuk i jep Presidentit një kompetencë të përgjithshme dhe të pakushtëzuar për të shpallur zgjedhje sa herë që një organ vendor shkarkohet nga Këshilli i Ministrave; përkundrazi, ai e lidh këtë kompetencë në mënyrë të qartë dhe kumulative me dy rrethana: (i) mosushtrimin e së drejtës së ankimit brenda afatit 15-ditor; ose (ii) lënien në fuqi të shkarkimit nga Gjykata Kushtetuese. Në mungesë të këtyre kushteve, kompetenca e Presidentit është non nata – ende e palindur juridikisht”, thuhet ms të tjerash.

Nëpërmjet ankimimit të depozituar nga përfaqësuesit e tij ligjorë, Veliaj shprehet se ky dekretim dhe shkarkim në shkelje të ligjit dhe Kushtetutës krijon një precedent të rrezikshëm për më tej.

Video

PS dhe PD përplasen në politikë, por te investimet strategjike interesat duket se bashkohen. Qeveria i jep për 1 euro “Omnix Albania” rreth 9 hektarë tokë shtetërore në Gjirin e Lalëzit. Pas kompanisë dalin emra të lidhur me ish-deputeten socialiste Valentina Leskaj, ish-deputetin demokrat Fation Veizaj dhe Shkëlqim Beshirin. Dhe ky nuk është përfitimi i parë i grupimit në zonë. Kush përfiton dhe çfarë fshihet pas investimit?

Check-up nën presion, ndërsa Operatori i Sterilizimit nxiton me tenderin 17,7 milionë euro për kitet dhe reagentët. Për katër nga pesë lotet janë shkurtuar afatet e ofertimit, duke ngritur pikëpyetje për konkurrencën dhe kohën që u lihet kompanive për t’u përgatitur. A do të garantojë nxitimi një garë reale dhe të barabartë?

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme