Politika 2 October 2025, 16:40 Nga VNA

KQZ propozon 1 javë fushatë për zgjedhjet vendore të 9 nëntorit

Ndaje në Whatsapp
KQZ propozon 1 javë fushatë për zgjedhjet vendore të 9

Sipas projekt-akteve të përgatitura nga Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, propozohet që data 1 nëntor të jetë çelja e fushatës zgjedhore, duke u lënë kështu kandidatëve vetëm 8 ditë kohë për fushatë.

Zgjedhjet e pjesshme pritet të mbahen në 6 bashki të vendit; Tiranë, Vlorë, Berat, Tepelenë, Cërrik dhe Mat. Në Tiranë, procesi është i kontestuar ligjërisht në Gjykatën Kushtetuese nga Erion Veliaj, i cili e konsideron shkarkimin e tij nga Këshilli i Ministrave si antikushtetues.

KQZ propozpn që partitë politike që do të marrin pjesë në zgjedhje të regjistrohen deri më 11 tetor, ndërsa për emrat e kandidatëve propozohet 19 tetori si afati i fundit për dorëzimin e dokumenteve të kandidimit.

Afatet proceduriale po ashtu parashikojnë koalicionet zgjedhore të paraqesin kërkesën për regjistrim deri më 16 tetor, ndërsa zyrat e Gjendjes Civile në këto bashki të hartojnë listat e zgjedhësve jo më vonë se data 6 tetor.  Procesi i identifikimit të zgjedhësve do të kryhet nëpërmjet pajisjeve elektronike të identifikimit) në të gjitha qendrat e votimit.

Dekreti i Presidentit të Republikës për caktimin e datës së zgjedhjeve në këto bashki erdhi menjëherë pasi kryeministri Edi Rama e njoftoi zyrtarisht për vakancat dhe pse disa prej tyre vakanca ishin krijuar prej disa muajsh.

Në Tiranë zgjedhjet janë të kontestuara pasi një procedurë shkarkimi i nisur nga Këshilli Bashkiak dhe e miratuar nga Këshilli i Ministrave është ankimuar nga avokatët e Veliajt bazuar në nenin 115 të Kushtetutës që parashikon ‘pezullimin’ e shkarkimit deri në një vendim të gjykatës.

Kryetarët e bashkive Mat, Berat dhe Tepelenë u dorëhoqën që në mars për t’i hapur udhë kandidimit të tyre si deputetë, kryebashkiaku i Vlorë u dorëhoq disa javë më parë pasi kryeministri ndërhyri drejpërdrejt në kompetencat e tij duke kërkua shkarkimin e drejtorëve bashkiakë. Në Cërrik, kryebashkiaku Andis Salla dha dorëheqjen nga detyra pasi u zgjodh nga Kryeministri Edi Rama si ministër i Bujqësisë në qeverinë e re./BIRN/

 

Video

Check-up nën presion, ndërsa Operatori i Sterilizimit nxiton me tenderin 17,7 milionë euro për kitet dhe reagentët. Për katër nga pesë lotet janë shkurtuar afatet e ofertimit, duke ngritur pikëpyetje për konkurrencën dhe kohën që u lihet kompanive për t’u përgatitur. A do të garantojë nxitimi një garë reale dhe të barabartë?

PS dhe PD përplasen në politikë, por te investimet strategjike interesat duket se bashkohen. Qeveria i jep për 1 euro “Omnix Albania” rreth 9 hektarë tokë shtetërore në Gjirin e Lalëzit. Pas kompanisë dalin emra të lidhur me ish-deputeten socialiste Valentina Leskaj, ish-deputetin demokrat Fation Veizaj dhe Shkëlqim Beshirin. Dhe ky nuk është përfitimi i parë i grupimit në zonë. Kush përfiton dhe çfarë fshihet pas investimit?

Check-up nën presion, ndërsa Operatori i Sterilizimit nxiton me tenderin 17,7 milionë euro për kitet dhe reagentët. Për katër nga pesë lotet janë shkurtuar afatet e ofertimit, duke ngritur pikëpyetje për konkurrencën dhe kohën që u lihet kompanive për t’u përgatitur. A do të garantojë nxitimi një garë reale dhe të barabartë?

Dokumentari “NAZA”, i cili trajton përdorimin e inteligjencës artificiale nga ushtria izraelite gjatë sulmeve në Gaza, u prit me 25 minuta duartrokitje në këmbë në Festivalin e Filmit në Venecia, më 10 shtator. Publiku brohoriti dhe valëviti flamuj palestinezë gjatë shfaqjes së filmit. I realizuar nga gazetarët izraelitë Yuval Abraham dhe Rachel Szor, dokumentari e merr titullin nga një term ushtarak izraelit që, sipas autorëve, lidhet me numrin e viktimave civile të parashikuara dhe të konsideruara të pranueshme përpara një sulmi. I xhiruar gjatë natës në tarracat e ndërtesave të Tel Avivit, filmi pretendon se zbulon sistemet teknologjike që qëndrojnë pas përzgjedhjes së objektivave palestineze në Gaza. Në të përfshihen intervista me oficerë të inteligjencës izraelite, të cilët tregojnë se si sistemet e asistuara nga inteligjenca artificiale përpunonin të dhëna të siguruara nga mijëra telefona celularë të hakuar për të identifikuar objektivat. “NAZA” është në garë për çmimin “Luani i Artë”, fituesi i të cilit pritet të shpallet më 12 shtator.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme