Politika 2 October 2025, 21:57 Nga VNA

Bajram Begaj gjen “armikun”: Më bindi stafi ta firmosja dekretin për zgjedhjet nëTiranë

Ndaje në Whatsapp
Bajram Begaj gjen “armikun”: Më bindi stafi ta firmosja

Presidenti Begaj u detyrua nga presioni mediatik që të dalë në një emision prime-time. Përtej “elokuencës” në sqarimet për fakte të njohura botërisht për qëndrime në pozicionimin ndërkombëtar të Shqipërisë në konfliktet aktuale, ku nuk përtoi të sqaronte as pozicionimin banal të Shqipërisë në konfliktin e Ukrainës dhe gjenocidin në Gaza (fjalë që nuk guxoi ta përmendte), në fund spikati deklarata patetike e tij kur kërkoi të bindë audiencën se ai qenkësh ushtar i Atdheut dhe që është betuar mbi kushtetutën që do e mbrojë atë në çdo rast.

Zbukurimi i intervistës me pyetje të çështjeve ndërkombëtare ishte qartësisht një formë për t’i lënë sa më pak minuta diskutimit dhe sqarimit të çështjes më të nxehtë, Dekretit për zgjedhjet e pjesshme.
Problemi që lind, pasi dëgjon Presidentin të shpjegojë arsyet që e bënë të firmosë Dekretin e famshëm, është se vetë Presidenti nuk tha në asnjë sekondë që dekretin e shumë komentuar e kish firmosur mbështetur mbi bindjen e vet në mbrojtje të Kushtetutës.
Presidentin, sipas asaj që tha vetë, e paskësh bindur ekipi i tij që duhet ta firmoste dekretin, duke e siguruar që nuk po shkelte Kushtetutën.

Me pak fjalë, fati i Kushtetutës kur atë e merrka përsipër që t’a mbrojë Bajram Begaj, qenka në dorë të ekipit të Bajram Begajt.
Sepse Bajrami për pak sa nuk tha edhe që ai nuk merr vesh nga Kushtetuta. Po a nuk u betua që ta mbronte atë?

Pas intervistës dilema e madhe është: a mund të drejtohemi nga një President, të cilin u dashka t’a bindi ekipi, që nuk po e shkel kushtetutën. Se Ai vetë nuk kuptoka!
“Nuk mund të vendoset balancë dekretit të presidentit dhe vendimit të GJK-së. Patjetër që kryetari i bashkisë, është shkarkuar në vendi i kryeministrit pas propozimit të bërë nga këshilli bashkiak që me votat e opozitës dhe mazhorancës gjeti si shkak ligjor mosparaqitjen në detyrë. Po kështu, qeveria nga vendimi i shpallur, merr në analizë si shkak, jo shkakun politik të lidhur me nenin 115 ku flitet për shkelje të rënda të ligjit, por thotë që shkarkimi nga detyra është bërë me motivacionin e mosparaqitjes në detyrë, neni 62, pika c.

Patjetër që kjo dilemë është konsultuar me ekipin tim dhe janë marrë në analizë çdo pretendim në media apo palë të caktuara. Pas një diskutimi tepër aktiv, më siguruan që në respekt të parimeve kushtetuese, presidentit duhet të ushtrojë kompetencën kushtetuese për nxjerrjen e dekretit.

Nuk i është mohuar e drejta palëve për të çuar në instancat ligjore çdo pretendim të mundshëm. Gjykata Kushtetuese shprehet me vendim dhe një vendim i tillë akoma nuk është marrë.

Nuk mund të aludoj mbi vendimin e GJK. GJK është në drejtën e vet të zbatojë detyrimin ligjor. Jemi brenda ligjshmërisë”. – deklaroi presidenti i republikës si një ushtar i mirë i Shvejk: Ku di unë ç’them unë, jam budalla.

Video

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e një personi është regjistruar sot në Kaninë , ku janë përfshirë tre automjete. Si pasojë e përplasjes, automjetet janë përfshirë nga flakët. Nga aksidenti ka humbur jetën shtetasi Flamur Kabello, i cili udhëtonte me automjetin tip BMW. Ndërkohë, në spital janë transportuar drejtuesi i mjetit tip Benz dhe katër shtetas egjiptianë që udhëtonin me të, të cilët po marrin ndihmën mjekësore. Sipas dyshimeve paraprake, aksidenti mund të jetë shkaktuar nga një manovër e gabuar dhe shpejtësia e lartë e njërit prej mjeteve të përfshira, ku dyshohet se bëhet fjalë për automjetin tip Benz. Hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave vijojnë.

Blogerja e njohur Dea Mishel, ish banore e Big Brother i përgjigjet Edi Ramës …

Protestuesit vijojnë rrugëtimin nëpër Tiranë teksa pritet të rimblidhen para Kryeministrisë

Qytetarët kanë nisur marshimin në rrugët e Tiranës

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme