Politika 4 November 2025, 14:27 Nga VNA

Nga “zëri i pavarur” tek harresa skandaloze. Si ndryshoi Sali Berisha brenda javës qëndrim për anëtaren e GjK Sonila Bejtja

Ndaje në Whatsapp
Nga “zëri i pavarur” tek harresa skandaloze. Si ndryshoi Sali
Sonila Bejtja dhe Sali Berisha

Vendimi i Gjykatës Kushtetuese për mosmbajtjen e zgjedhjeve në Tiranë deri në 2027 solli reagime të forta në politikë. Sali Berisha përshëndeti gjyqtarët që votuan kundër dekretit të Presidentit Begaj dhe kundër linjës së qeverisë, duke i cilësuar si mbrojtës të parimeve dhe të shtetit të së drejtës.

Por mes atyre votave nuk ishte Sonila Bejta. Ajo votoi dje pro dekretit të Presidentit — pra në të njëjtën linjë me argumentin e mazhorancës.

Pikërisht këtu lind kontradikta: vetëm pak javë më parë, Berisha e kishte ngritur Bejtjen si figurë shembullore të pavarësisë në drejtësi, si një zë që duhej mbrojtur nga tentativat për ndërprerjen e mandatit të saj.

“Sonila Bejtja ishte një zë i pavarur, një zë që nderonte parimin themelor të një sistemi. Ata që mendojnë se këtu po bëhet avokati politike, gabojnë. Po bëhet avokati për rendin kushtetues dhe kushtetutshmërinë”, shprehej Berisha për Sonila Bejtja.

Ai denonconte përpjekjen për ndërprerjen e mandatit të saj, duke e cilësuar ndërhyrje të paligjshme dhe duke njoftuar se do të dokumentohej për procedura impeachment ndaj autorëve të kësaj skeme.

Pra, Bejta ishte shembull i pavarësisë. Po sot? Thjesht nuk përmendet.

Në vend të respektit  të mbrojtjes që i bëri dikur, Berisha sot shmang çdo referencë ndaj saj, duke u fokusuar te pesëshja që votoi kundër dekretit — edhe pse Bejta është pjesë e trupës dhe pjesë e debatit.

Mungesa e përmendjes nuk është rastësi. Ajo krijon përshtypjen se vlerësimi politik për gjyqtarët varet nga vota e radhës, jo nga parimi i deklaruar më parë.

Rasti i Sonila Bejtjes nuk është thjesht episod personal. Ai tregon se retorika politike ndaj drejtësisë shpesh ndërrohet me shpejtësinë e votës. Se figurat e gjyqësorit lavdërohen si “të pavarur” kur vendimi shkon në favor dhe harrohen apo heshten kur vendimi nuk përputhet me pritshmërinë politike.

Në një vend ku drejtësia është nën lupë të vazhdueshme, rasti Bejta tregon edhe një herë se narrativa politike shpesh nuk i shërben parimit, por rezultatit.Dhe publiku mbetet sërish dëshmitar i një modeli:lavdërim për vendimet e mira, heshtje për ato të papërshtatshme.

Video

PS dhe PD përplasen në politikë, por te investimet strategjike interesat duket se bashkohen. Qeveria i jep për 1 euro “Omnix Albania” rreth 9 hektarë tokë shtetërore në Gjirin e Lalëzit. Pas kompanisë dalin emra të lidhur me ish-deputeten socialiste Valentina Leskaj, ish-deputetin demokrat Fation Veizaj dhe Shkëlqim Beshirin. Dhe ky nuk është përfitimi i parë i grupimit në zonë. Kush përfiton dhe çfarë fshihet pas investimit?

Check-up nën presion, ndërsa Operatori i Sterilizimit nxiton me tenderin 17,7 milionë euro për kitet dhe reagentët. Për katër nga pesë lotet janë shkurtuar afatet e ofertimit, duke ngritur pikëpyetje për konkurrencën dhe kohën që u lihet kompanive për t’u përgatitur. A do të garantojë nxitimi një garë reale dhe të barabartë?

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme