Politika 17 October 2025, 13:01 Nga VNA

Berisha bën avokatin e Sonila Bejtjas, sulmon Sokol Sadushin dhe Gjykatën Kushtetuese pak ditë pasi e quajti mbrojtëse të rendit kushtetues

Ndaje në Whatsapp
Berisha bën avokatin e Sonila Bejtjas, sulmon Sokol Sadushin dhe

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, mbrojti gjyqtaren Sonila Bejtja në konferencën për mediat të sotme, duke sulmuar vendimin e djeshëm të Gjykatës Kushtetuese për ndërprerjen e mandatit të saj. Berisha u shpreh se me këtë veprim, Kushtetuesja ka shkelur ligjin.

Kreu i PD-së nuk kurseu as kryetarin e Gjykatës së Lartë, Sokol Sadushi. Ky i fundit në bazë të ligjit ka insistuar për përfundimin e mandatit të Bejtjas, ndërsa Berisha e cilësoi si eksponent kryesor i mafies në drejtësinë shqiptare.  

“Gjykata Kushtetuese vendosi shkeljen e ligjit të saj. Ajo u bë notere e një serie veprimesh antikushtetuese dhe antiligjore të eksponentit më kryesor të mafies në drejtësinë shqiptare, me emrin Sokol Sadushi, dhe të presidentit antikushtetues. Sonila Bejtja, gjyqtare e emëruar në vitin 2020 me dekret të presidentit Meta, është objekt i vendimit të Kushtetueses për ndërprerjen e mandatit të saj. Përmbajtja e nenit 125, pika 6 e Kushtetutës, përcakton se përbërja e Gjykatës Kushtetuese përtërihet çdo tre vjet me një të tretën e saj,” tha Berisha.

Madje, kryedemokrati nuk u shqetësua për dy standardet që mban publikisht kur preken “marionetat” e tij në gjykatën më të lartë në vend. Hipokrizia qëndron në faktin se vetëm pak ditë më parë, kur Gjykata Kushtetuese rrëzoi dekretin e Begajt për zgjedhjet në Bashkinë e Tiranës, Berisha doli në një deklaratë për mediat dhe shpalli këtë institucion si mbrojtës të rendit kushtetues.

“Mbrojtën Kushtetutën nga armiqtë e saj, nga horrat e shtetit. I vunë vulën e turpit Edi Ramës, presidentit të tij kukull, dhe të gjithë atyre që u përfshinë në këtë akt antikushtetues,” deklaroi Berisha.

Video

Punojmë 8 orë në shtet…pastaj të gjithë te Spitali Amerikan

Pas përfundimit të protestës para Kryeministrisë, qytetarët kanë nisur marshimin në rrugët kryesore të Tiranës.

Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky zhvilloi takimin e tij të parë me kryeministrin e ri të Britanisë së Madhe në bordin e aeroplanmbajtëses HMS Queen Elizabeth, në bazën detare të Portsmouthit. Gjatë bisedës, kryeministri britanik rikonfirmoi mbështetjen për Ukrainën, ndërsa Zelensky ftoi kryeministrin të vizitojë vendin e tij.

Të paktën dy persona humbën jetën pasi një automjet u godit nga një sulm ajror në Deir al-Balah, në qendër të Rripit të Gazës. Sipas raportimeve, sulmi u krye nga forcat izraelite, ndërsa viktimat ishin dy zyrtarë të sigurisë së Hamasit. Ushtria izraelite konfirmoi se kishte në shënjestër një militant të Hamasit.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme