Politika 4 Nëntor 2025, 13:29 Nga VNA

Berisha lavdëron gjyqtarët që votuan kundër shkarkimit të Veliajt. Komenton pagesat për masazhet e LaCivita: Ishin ekip serioz

Ndaje në Whatsapp

Berisha lavdëron gjyqtarët që votuan kundër shkarkimit

Kryetari i PD, Sali Berisha, ka përshëndetur gjyqtarët e Gjykatës Kushtetuese që votuan kundër dekretit të presidentit për shkarkimin e Veliajt. Ndonëse herë pas here e quan Gjykatën Kushtetuese të kapur nga Rama dhe shkel ligjet e vendit, në konferencën e sotme për mediat Berisha kishte zgjedhur të lavdëronte gjyqtarët, pasi sipas tij kanë zbatuar parimin ndërkombëtar të shprehur qartë nga Komisioni i Venecias. Ndërsa nuk harroi të qajë sërish hallin e Veliajt, duke thënë se u trajtua në burg nga Rama “si vrasës serial”.

“Pavarësisht komenteve të ndryshme, qëndrimi im është ky. Ata gjyqtarë që votuan kundër dekretit të Presidentit dhe vendimit të Këshillit të Ministrave, zbatuan parimin ndërkombëtar të shprehur qartë nga Komisioni i Venecias. Ata thonë se i nxiti ky e i nxiti ai, ata kanë votuar në përputhje me atë direktivë. Rama thotë ta nxjerrin nga burgu? Por e dëgjuat ju, i kishte caktuar regjimin e serial killer, në qeli thotë Erion Veliaj u trajtova në regjimin e vrasësit serial,” tha Berisha.

Kreu i PD gjithashtu komentoi pagesën milionëshe ndaj LaCivita dhe ekipit të tij, të cilën e justifikoi duke thënë se shifrat e bëra publike përgënjeshtruan mashtrimet e Ramës dhe ishin 15 herë më të ulëta. Ndonëse strategët amerikanë rezultoi se erdhën në Shqipëri për të bërë disa qejfe në Tiranë dhe e bënë më qesharake superhumbjen e opozitës, Berisha e quajti ekipin e LaCivita si më seriozin në botë, pa komentuar masazhet indiane që u kishin paguar.

“Çdo shqiptar mësoi dje se shifra e paguar ishte 14 herë më e vogël se ajo që shpalli Rama dhe makineria e tij e mashtrimit. Nëse shkoni në mars të këtij viti, do gjeni shifra 22 mln etj. Shqiptarët e panë se kjo shifër ishte 15 herë më e ulët në të vërtetë. Tullumbacja e skandalit të tyre u shfry dhe atyre u ngeli mashtrimi në dorë. Ekipi i LaCivita ishte ekipi më serioz i botës me eksperiencën më të jashtëzakonshme dhe bëri më të mirën e mundshme, organizuan një fushatë elektorale që nuk e kishin parë kurrë,” tha Berisha.

Kryetari i PD-së më tej komentoi tërheqjen e Bujar Leskajt nga funksionet brenda kësaj partie, duke marrë përgjegjësinë për humbujen në 11 maj. Ndonëse duhej të kishte dhënë dorëheqje vet dhe duhej ta kishte kërkuar të njëjtën gjë edhe nga drejtuesit e tjerë për humbjen e rëndë në zgjedhje, Berisha vetëm vlerësoi dorëheqjen e deputetit të PD. 

“E vërtetë është ajo. Bujar Leskaj ka ardhur më ka dhënë dorëheqjen. Dhe unë ia pranoj atë dorëheqje si drejtues qarku. Nuk kam më komente. Ai e ka bërë publike. Vlerësoj dorëheqjen e tij. Sugjerimi i tij, është sugjerimi i tij, por si hap këtë deklaroj”, tha Berisha.

Kryedemokrati gjithashtu lëshoi premtime të tjera për protesta dhe tha se është i vetëdijshëm që i kanë vonuar, por pa dhënë një datë fikse se kur do fillojnë pavarësisht isistimit të gazetarëve.

 

Video

Këto janë momentet e arrestimit të një 45-vjeçari pasi sulmoi dy burra hebrenj me thikë në zonën Golders Green, një lagje me komunitet të madh hebre në veri të Londrës. Sipas autoriteteve, sulmi po trajtohet si një akt terrorist dhe hetimet po drejtohen nga njësia kundër terrorizmit. Të plagosurit, të moshave 76 dhe 34 vjeç u dërguan në spital, ku raportohet se ndodhen në gjendje të qëndrueshme. Dëshmitarët thanë se autori ishte parë duke vrapuar në rrugë me thikë dhe duke synuar persona të identifikueshëm si hebrenj. Ai u neutralizua nga policia me Taser dhe më pas u arrestua nën dyshimin për tentativë vrasjeje. Policia Metropolitane deklaroi se i dyshuari kishte edhe një histori të mëparshme dhune dhe probleme të shëndetit mendor. Kryeministri britanik Keir Starmer e dënoi sulmin duke e cilësuar si “plotësisht të tmerrshëm”, ndërsa liderët hebrenj kërkuan masa më të forta sigurie për komunitetin.

Kjo video nga darka zyrtare në Shtëpinë e Bardhë me Presidentin Donald Trump, Zonjën e Parë Melania Trump dhe Mbretin Charles III po bëhet virale në rrjet. Shkak është një moment i sikletshëm gjatë fotos zyrtare, ku Melania duket se i heq dorën Trump, duke nxitur reagime të shumta dhe diskutime për gjuhën e trupit dhe marrëdhënien mes çiftit presidencial.

Një aksident rrugor është regjistruar në aksin Orikum–Vlorë pranë fshatit Tragjas. Sipas informacioneve paraprake, një automjet tip Volkswagen, i drejtuar nga shtetasi Vladimir Gaba, ka përplasur një tufë me bagëti të imta (dhi) si dhe çobanin, shtetasin Andi Demiraj, rreth 35 vjeç, i cili ndodhej në fund të kopesë. Si pasojë e përplasjes, Demiraj ka pësuar traumë dhe është transportuar me autoambulancë drejt Spitalit Rajonal të Vlorës për ndihmë mjekësore.

Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e kësaj të mërkure në aksin Tepelenë Krahës, në afërsi të fshatit Iliras. Dy automjete janë përplasur me njëri-tjetrin teksa qarkullonin në anë të kundërt. Nga aksidenti kanë mbetur të lënduar 8 persona, të cilët janë transportuar në spitalin e Gjirokastrës dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën. “Rreth orës 18:30, në aksin rrugor “Tepelenë–Krahës”, në vendin e quajtur “Iliras”, automjeti me drejtues shtetasin indian Sh. P., 27 vjeç, është përplasur me automjetin me drejtuese shtetasen L. B., 42 vjeçe, banuese në Tiranë. Si pasojë e aksidentit, janë dëmtuar lehtë 2 drejtuesit e automjeteve dhe 6 pasagjerë, të cilët ndodhen në Spitalin Rajonal Gjirokastër, për ndihmë mjekësore. Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit“- njofton policia.

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme