Politika 4 November 2025, 12:06 Nga VNA

Rama: Nxirrni Veliajn nga burgu

Ndaje në Whatsapp

Rama: Nxirrni Veliajn nga burgu

Në një reagim të mbushur me ironi dhe mesazhe politike, kryeministri Edi Rama nxori sot disa “rrjedhime logjike” pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese, që la pa zgjedhje Tiranën deri në vitin 2027 dhe la në fuqi kushtin që kryebashkiaku mund të largohet vetëm me votë.

Rama, teksa nënkuptoi se Gjykata rrëzoi narrativën e “kapjes së pushteteve”, ngriti pyetjen nëse tashmë paraburgimi i Erion Veliajt nuk cenon jo vetëm të drejtat e tij kushtetuese, por edhe të drejtën e qytetarëve të Tiranës për t’u qeverisur nga i zgjedhuri i tyre.

“Ja që edhe njëherë u provua se nuk i paskam kapur unë të tëra pushtetet,” shkruan ai, teksa shton se mbajtja në qeli e kryebashkiakut të zgjedhur, në kushtet kur nuk ka zgjedhje deri në 2027, përbën “dëm jo vetëm personal, por edhe ndaj së drejtës së popullit të kryeqytetit për t’u shërbyer.”

Kryeministri shkon edhe më tej, duke lënë të hapur pritshmërinë që Kushtetuesja, me të njëjtën “parimësi”, të mund të rikthejë Veliajn në detyrë gjatë procesit gjyqësor: “Çdo njeri normal… nuk ka se si të mos presë që me të njëjtën parimësi… Kushtetuesja ta kthejë Veliajn në detyrë, për të vijuar procesin në gjendje të lirë.”

Sipas Ramës, dy “konkluzione” tashmë janë të sigurta, se pushtetet nuk janë të kapura dhe se qytetarët e Tiranës s’mund të mbeten pa kryetar deri në 2027, ndërsa vendimi për fatin procedural të Veliajt mbetet për t’u parë.

Kryeministri e mbylli me një thirrje që kryeqyteti të mos trajtohet “si jetim për vite me radhë”, duke i bërë apel institucioneve “ta zgjidhin ngërçin absurd”.

Ky reagim vjen në një moment të nxehtë politik, ku vendimi i Kushtetueses ka hapur një debat të ri mbi balancat e pushtetit, funksionimin e qeverisjes lokale dhe raportin mes drejtësisë dhe politikës.

Video

PS dhe PD përplasen në politikë, por te investimet strategjike interesat duket se bashkohen. Qeveria i jep për 1 euro “Omnix Albania” rreth 9 hektarë tokë shtetërore në Gjirin e Lalëzit. Pas kompanisë dalin emra të lidhur me ish-deputeten socialiste Valentina Leskaj, ish-deputetin demokrat Fation Veizaj dhe Shkëlqim Beshirin. Dhe ky nuk është përfitimi i parë i grupimit në zonë. Kush përfiton dhe çfarë fshihet pas investimit?

Check-up nën presion, ndërsa Operatori i Sterilizimit nxiton me tenderin 17,7 milionë euro për kitet dhe reagentët. Për katër nga pesë lotet janë shkurtuar afatet e ofertimit, duke ngritur pikëpyetje për konkurrencën dhe kohën që u lihet kompanive për t’u përgatitur. A do të garantojë nxitimi një garë reale dhe të barabartë?

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme